Inagurohet muri rrethues i kompleksit të shkollave në lagjen Besëlidhja

13/02/2013 Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me DLDP ka inaguruar murin rrethues dhe sistemimin e kompleksit të shkollave në lagjen Besëlidhja. Punimet për realizimin e këtij projketi kanë filluar në muajin prill të vitit 2012 dhe sipas projektit kanë përfunduar në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa vlera e këtij projekti ishte 8 milion lekë të reja nga të cilat, 3 milion lekë të siguruara nga bashkia e qytetit ndërsa 5 milion lekë të reja tv finacuara nga DLDP. Kryebashkiaku i Leshës z.Viktor Tushaj gjatë aktivitetit të organizuar për këtë rast u shpreh rreth qëllimit të reazlimit të këtij projekti i cili ndikon në rritjen e sigurisë në shkolla duke parandaluar  fenomenet e ndryshme negative. Ndërkohë përfaqësuesja e DLDP zj.Valbona Karakaqi u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti i cili vjen në sherbim të nxënësve dhe stafit pedagogjik, sigurisë së tyre dhe mbarëvajtjes së procesit mesimor. Falenderime për këtë investim kanë ardhur edhe nga drejtuesit e shkollave të përfshira në këtë kompleks, prinderit e nxënësve dhe vetë nxenesit. Janë 154 m gjatësi muri rrethues me 2.02 m lartësi, të ndertuara, ndersa është ndërhyrë edhe në përmirësimin e infrastruktures së oborrit të shkollave, 500 m2 trotuare dhe 100m2 gjelberim, si dhe 5 shtylla ndriçimi. Po ashtu janë krijuar mjedise sportive për nxënësit, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara, dhe 4 fusha sporti me një total prej 2000 m2.