Promovohen Praktikat Më Të Mira Dhe Metoda Të Reja Në Qeverisjen Vendore Midis Autoriteteve Vendore, Përfaqësuesve të Qeverisë, dhe Donatorëve

Përfaqësues nga qeveria vendore, ministritë e linjës dhe organizatave ndërkombëtare u mblodhën në një konferencë ku programi i Bashkëpunimit Zviceran për decentralizimin ndau praktikat më të mira dhe metodat e reja për të promovuar forcimin e qeverisë vendore në Shqipëri.

E hënë, 8 Prill, Tiranë – Një konferencë e organizuar nga Progarmi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor i  Bashkëpunimit Zviceran (DLDP) mblodhi së bashku rreth 180 përfaqësues të strukturave të pushtetit vendor, ministrive qendrore, dhe donatorëve ndërkombëtarë për të ndarë dhe për të promovuar praktikat më të mira dhe metodat e reja për një qeverisje të fortë vendore në Shqipëri. Ambasadori zviceran, Sh.S. Alexander Wittwer, Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, Ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, dhe zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino morën pjesë në këtë konferencë dhe kontribuan me fjalime dhe prezantime.<>

“Organizatorët e kësaj konference kanë menduar një mënyrë unike për të bërë praktikat më të mira të dukshme: t’u japë çmime disa prej njësive të qeverisjes vendore të Shkodrës dhe Lezhës me shpërblime dhe njohje. Unë nuk mund të mendoj një mënyrë më të mirë për të shpërblyer ata që kanë zbatuar këto praktika, dhe në anën tjetër, për të inkurajuar njësitë e tjera të qeverisjes vendore që të angazhohen në praktika të ngjashme”, tha ambasadori Ëittëer gjatë fjalës së tij. Ai përmendi disa nga arritjet e mëparshme të programit, përfshirë ofrimin e shërbimeve të përmirësuara midis disa komunave dhe bashkive, rritjen e kapaciteteve të rritura për planifikim strategjik dhe financiar, si dhe krijimin e modeleve të reja për menaxhimin e mbetjeve dhe Informacionit dhe të komunikimit me qytetarët. “Unë do të doja të inkurajoja të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor që të angazhohen në diskutime, për të mësuar nga këto praktikt më të mira dhe për më tepër, për të eksperimentuar në aplikimin e tyre në kontekstet përkatëse”, përfundoi ambasadori Wittwer.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Brendshëm Flamur Noka u përqendrua në reformat e ndërmarra nga qeveria e Shqipërisë, në aspektin e decentralizimit. ‘‘Sot, në këtë konferencë, është koha të konsiderojmë arritjet, gjetjet dhe sukseset e punës së këtij Programi, të cilat me të vërtetë e kanë bërë këtë program të suksesshëm“, tha ministri Noka duke theksuar rëndësinë që i jep qeveria decentralizimit si një nga prioritetet e saj krahas luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të administrimit publik. 

Hapja e konferencës u përshëndet edhe nga Z. Jens Engeli, Përfaqësues i lartë i Helvetas Sëiss Intercooperation, organizatë që ka zbatuar programin e decentralizimit. “Kjo konferencë arrin kulmin tek mësimet bazë dhe praktikat më të mira të zhvilluara nga DLDP dhe të vlerësuara nga partnerët kryesorë duke filluar nga ata vendorë deri në nivel kombëtar, dhe që duhet të kontribuojnë më gjerë në qasjet dhe strategjitë ndaj decentralizimit dhe zhvillimit nga përpjekjet e përbashkëta zvicerane dhe shqiptare”, tha Z. Engeli gjatë fjalës së tij.

Anne Savary, Zv. Drejtore e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran, tha gjatë fjalës së saj se decentralizimi është një proçes i cili duhet të vazhdojë. “Duke krahasuar me konferencën e një viti më parë, unë shoh progres dhe arritje, të shprehura në disa nga projektet dhe praktikat e prezantuara në këtë konferencë“, that Zj. Savary duke shtuar se “për të çuar përpara proçesin e decentralizimit nevojitet një mbështetje e integruar, në formën e integrimit vertikal, partneritetit, dhe një koordinimi të mirë mes donatorëve“. 

Një aspekt interesant i kësaj konference ishte shpallja e fituesve të konkursit për Projektin më të Mirë dhe Praktikat e Mira të hapura për njësitë e qeverisjes vendore në Shkodër dhe Lezhë mbi temat si Informacioni dhe Komunikimi, Menaxhimin i Mbetjeve, Menaxhimi Financiar, Planifikimi Strategjik, dhe Bashkëpunimi Ndër-bashkiak. Të gjithë fituesit (komunat dhe bashkitë) morën çmime në formë të kontributit financiar për buxhetet bashkiake dhe komunale si dhe një çertifikatë njohjeje të cilat i janë dorëzuar atyre nga përfaqësuesit përkatës të qeverisë. Zv. Drejtore e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran, Anne Savary, paraqiti mënyrën si u vlerësuan projektet dhe praktikat, si dhe kriteret e përzgjedhjes. Projektet dhe praktikat që konkurruan u vlerësuan në mënyrë pjesëmarrëse nga vetë programi DLDP, Qarqet, Njësia e Koordinimit të Strategjive dhe Donatorëve (pranë Kryeministrisë), si dhe Ministritë përkatëse, mbi bazën e kritereve si qëndrueshmëria, nevoja, efiçenca, potenciali për replikim, dhe transparenca. Pritet që kjo mënyrë inovative e njohjes së praktikave më të mira do të inkurajojë njësi të tjera të qeverisjes vendore në Shqipëri për të përvetësuar këto metoda dhe praktika. Ceremonia e çmimeve u shoqërua nga një ekspozitë ku u paraqitën projektet më të mirë dhe praktikat më të mira përmes multimedias.

Ndërmjet rasteve studimore dhe botimeve të paraqitura pati disa iniciativa që kanë qenë të suksesshme dhe inovative të tilla si One-Stop-Shop, Strategji Informacioni për Vizitorët drejt Turizmit të Qëndrueshëm, Optimizimi i Menaxhimit të Mbetjeve, Programi i Trajnimit në Planifikimin e Buxhetit dhe e-Buxhetit, dhe një Raport mbi Bashkëpunimin ndërbashkiak. Qëllimi i konferencës ishte vënia në dispozicion e këtyre rasteve dhe publikimeve në nivel kombëtar, nxitja dhe diskutimi i mundshmërisë së tyre, dhe inkurajimi  i njësive të qeverisjes vendore në të gjithë Shqipërinë për të provuar dhe eksperimentuar me disa nga metodat dhe mjetet e siguruara.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, pjesëmarrësit u ndanë në 4 dhoma ku u zhvilluan tryeza tematike me një fokus në e-qeverisje, akses në fonde, planifikim buxheti dhe menaxhim i mbetjeve. Në këto tryeza stafi i programit dhe përfaqësues të qeverisë vendore shpalosën metodologjitë dhe diskutuan mbi vlefshmërinë e tyre dhe fizibilitetin për përdorim të gjerë në nivel kombëtar. Nga ana tjetër, përfaqësues të qeverisë qendrore dhe ekspert ndërkombëtarë plotësuan këto diskutime me pikëpamjet dhe përvojat e tyre, të cilat rezultuan në disa rekomandime dhe përfundime që do të shërbejnë si pika kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të qeverisjes vendore në Shqipëri. Rekomandimet përfshijnë disa zgjidhje të mundshme te shumë sfidave me të cilat përballet qeverisja vendore.

Bashkëpunimi Zviceran ka filluar Programin  për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendor (DLDP) në vitin 2006 dhe objektivi i tij kryesor është forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe komunave në Lezhë dhe Shkodër, si dhe rritja e aftësive të tyre për përdorim efikas të burimeve në mënyrë që të përmirësojnë jetën e komuniteteve të tyre. Programi zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation, një organizatë me bazë në Zvicër, që zbaton projekte zhvillimi dhe ofron shërbime këshillimore në të gjithë botën.