Trajnim mbi ndryshimet ligjore në përgatitjen e buxhetit vendor 2014

Dldp në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizoi nje trajnim nje ditor me 6 Shkurt 2014. Trajnimi u organizua me qëllim informimin dhe udhëzimin e ekspertëve të grupit ndërvendor të ekspertëve në Menaxhimin e Financave Publike në ndryshimet ligjore në pergatitjen e buxhetit vendor 2014 dhe cilat do të ishin efektet e tyre. Gjatë trajnimit eksperti i Ministrisë së Financave prezantoi efektin që do të ketë ligji i ri mbi financat vendore dhe se si heqja e takses vendore e biznesit të vogël, do të kompensohet nëpërmjet ligjit për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe nga përmirësimi i llogaritjes së transfertës së pakushtëzuar për NjQV. Në ligjin e ri është hequr tavani i taksave dhe tarifave të përkohshme që vendos këshilli bashkiak apo Komunal. Me shfuqizimin e taksës së biznesit të vogël, është hequr kufizimi ligjor për NjQV-të, kufizim i cili ka ndikuar në politikbërjen e tyre. Gjithashtu ka ndyshuar niveli i taksës mbi pasurinë duke u rritur dhe duke tentuar që të përditësohet me ndryshimet qe kane ndodhur gjate këtyre viteve. Niveli i taksës mbi ndërtesat për biznesin dyfishohet. Nga këto ndërhyrje do arrihet që të ardhurat nga kjo taksë për vitin 2014 të jenë 1.1 miliard lekë më të mëdha se ato të vitit 2013.
Përveç grupit të ekspertëve ndërvendorë, në këtë trajnim morën pjesë ekspertë edhe nga Qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës. Në trajnim morën pjesë 22 ekspertë nga Departamentet e Financave të NjQV-ve (15 femra ose 68%).

 

Kliko per te shkarkuar dokumentacionin

Kliko per te shkarkuar prezantimin