Ambasadori Zviceran Inauguron Qendrën e Re për Shërbime ndaj Publikut në Bashkinë e Shkodrës

Ambasadori Zviceran Sh.T Alexander Wittwer dhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Z. Lorenc Luka inauguran sot Qendrën e re të Shërbimeve ndaj Publikut. Gjithashtu Ambasadori ka marrë pjesë në një takim të Komitetit Koordinues të programit zviceran për decentralizimin dhe zhvillimin vendor.

E premte, 10 Janar 2014 – Gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës Ambasadori Zviceran Sh.T. Alexander Wittwer së bashku me Krybashkiakun e Shkodrës Z. Lorenc Luka ka inaugurar Qendrën e re për Shërbime ndaj Publikut ose sic quhet në gjuhën teknike ‘One Stop Shop’. Kjo qendër do të shërbejë për informim, komunikim dhe dhënie shërbimesh për qytetarë shkodranë dhe është e para për këtë Bashki.
“Ne po inaugurojmë sot një tjetër shembull të përmirësimit të komunikimit me qytetarët: Qendra e Shërbimeve ndaj Publikut (One Stop Shop) këtu në Bashkinë e Shkodrës. Kjo qendër është një rast kompleks i zbatimit të e-qeverisjes për një Bashki të madhe, pas shembujve ekzistues të qendrave të ngjashme në Bushat, Kallmet, Lezhë, Shëngjin dhe Dajç të ngritura nga programi DLDP që nga viti 2006”, tha Ambasadori Zviceran, Sh.T. Alexander Wittwer.
Qendra e re do të ofrojë shërbime elektronike dhe akses në shërbime online për qytetarët e Shkodrës. Ky element është një hap përpara në krahasim me qendra të ngjashme në Bushat, Dajç, Shëngjin, Kallmet e Lezhë. “Ndërsa Shqipëria i bashkohet pjesës tjetër të botës në epokën tonë dixhitale, është e qartë se zbatimi i shërbimeve online dhe elektronike mund të përmirësojë shumë dhënien e shërbimeve dhe t’u sigurojë lehtësi dhe rehati qytetarëve. Ne shpresojmë të shohim më shumë raste të njësive të qeverisjes vendore të cilat përqafojnë dhe adoptojnë disa nga parimet dhe praktikat e prezantuara”, vazhdoi Ambasadori Wittwer.
Nga ana e tij Kryebashkiaku i Shkodrës, Z. Lorenc Luka falenderoi Ambasadorin dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran për vëmendjen e veçantë që i kanë kushtuar Shkodrës dhe Veriut të Shqipërisë, që tregohet nga vazhdimësia e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor si dhe nga shembuj si Qendra e re e sapondërtuar me mbështejen zvicerane.
Qendra do të shërbejë si një pikë e drejtpërdrejt kontakti midis Bashkisë dhe qytetarëve ku këta të fundit mund të informohen, të shprehin kërkesat e tyre si dhe të marrin disa shërbime në kohë te shpejtë dhe me cilësi të lartë. Gjatë vizitës Ambasadori Zviceran mori pjesë gjithashtu në takimin e Komitetit Koordinues të Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor. Në takim u prezantuan arritjet kryesore të Programit përgjatë 3 viteve të fazës së dytë, objektivat për fazën e tretë e cila sapo ka filluar, si dhe u shpërndanë çertifikata mirënjohjeje për 5 ekspertë teknikë vendorë të cilët janë dalluar në përkushtimin dhe punën në Qendrat e Expertizës në zbatimin e elementeve të Programit në vitet e fundit.
Ndërtimi dhe pajisja e Qendrës u krye në kuadër të komponentit të qeverisjes eletronike (e-qeverisje) brenda Programit DLDP. Shembuj të tjerë të forcimit të qeverisjes vendore në very të Shqipërisë të zbatuara nga programi përfshijnë plane strategjike, plan-buxhete, menaxhim të burimeve njerëzore, grante si dhe rinovime të infrastrukturës. Programi ka nxitur fuqizimin e njësive të qeverisjes vendore në zonat e Shkodrës dhe Lezhës që nga viti 2006.


Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Elda Bagaviki, Zyrtare e Programit Kombëtar në Zyrën e Bashkëpunimit, Ambasada Zvicerane
Elda.bagaviki@eda.admin.ch