MBËSHTETJE PËR AKSESIN NË FONDE MCP DHE IPA CBC

•    Programi ka bashkë-financuar rreth 1 milion Euro në dy raunde në skemën e granteve konkurruese në qarqet e Shkodrës e Lezhës. Numri i projekteve të bashkë-financuara në të dyja raundet ishte 23 nga 33 aplikime të hartuara plotësisht.
•    21 nga 54 NJQV të dy qarqeve përfituese morën pjesë me të paktën një projekt të financuar (kjo përbën rreth 40 % të numrit total të NJQV-ve në qark). Lloji i projekteve të bashkë-financuara i përgjigjet mirë nevojave konkrete dhe prioriteteve në nivel lokal. Projektet përfshinin përmirësimin e shërbimeve publike, duke promovuar veçanërisht dy shërbime të rëndësishme të tilla si ndërhyrje në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe përmirësim në fushën e informimit dhe komunikimit nëpërmjet projekteve me një ndalesë në 5 NJQV dhe në fushën e planifikimit urban.
•    Rreth 189 637 persona (94237 gra/95 400 burra, 2603 me aftësi të kufizuara) kanë përfituar dhe pothuajse 200 anëtarë stafi të NJQV-ve (68 gra/132 burra) janë trajnuar në menaxhimin e ciklit të projektit, prokurimin publik, etj.
•    Përdorimi i udhëzuesve ekzistues financiarë dhe udhëzuesve për prokurime kombëtare si dhe përdorimi i sistemeve të thesarit për zbatimin e projekteve kanë qenë të një rëndësie të madhe për përfaqësuesit e Qeverisë Qendrore dhe asaj Vendore. Për këtë arsye, dldp-ja ka zbatuar mbështetje për buxhetin dhe procedura elektronike për të përmirësuar ofrimin e prokurimeve dhe shërbimeve (përfshirë dhe prokurimin ndër-NJQV).
•    Projektet e bashkë-financuara nga dldp-ja kanë qenë efektive në lidhje me koston. U përgatit një raport i analizës kosto-përfitim për ndërhyrjet e dldp-së. Indikatorë të përzgjedhur të tillë si kosto/m2 dhe kosto/përfitues në një mostër të një madhësie të madhe në projekte infrastrukture krahasohen shumë mirë me projekte të tjera në vend që kanë ecur shumë mirë.
•    Është siguruar pjesëmarrja e qytetarëve në fondin grant. Takime individuale, takime me grupe nga komuniteti, shpallje publike, përdorim interneti, faqe interneti tradicionale dhe faqe të medias sociale, pjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit në monitorimin e projektit ishin të gjitha metoda për informimin dhe mobilizimin e komunitetit, metoda këto të përdorura për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë zbatimit të projekteve. Kjo gjë përfshin një cikël të plotë pjesëmarrjeje gjatë përzgjedhjes së prioriteteve, transparencë dhe përgjegjshmëri gjatë zbatimit, diskutime të hapura mbi problemet që dalin gjatë zbatimit dhe matje të kënaqësisë së përfituesve në fund të projektit. Një mesatare prej 80 % e atyre që iu përgjigjën vlerësimit të përfituesve thanë se cilësia e projektit të zbatuar ishte e mirë ose shumë e mirë dhe më shumë se 75 % e të anketuarve thanë se ishin të informuar mbi detajet e projektit.