Programi i Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal (Dlpd) e mbylli vitin 2014 – vitin e parë të fazës së tretë – me një numër arritjesh, veçanërisht në nivel kombëtar. Kjo me gjithë sfida të mëdha lidhur me reformat e rëndësishme në vazhdim të strukturës territoriale, administrative dhe politike të funksioneve të decentralizimit në Shqipëri. Veçantitë nga viti 2014 janë të përmbledhura më poshtë:
Vendosja e Dldp-së në nivel kombëtar ishte objektiv kyç i fillimit të kësaj faze. Kjo është arritur përmes një qasjeje në shumë nivele. Në nivel të politikës, një ndërlidhje e fortë me Ambasadën Zvicerane ka shërbyer për të bërë të mundur koordinimin e donatorëve, duke përmirësuar kështu rolin e Dldp-së veçanërisht sa i përket strategjisë së decentralizimit dhe reformës admnistrative territoriale (RAT). Ndihmesa në politikë-bërje e Dldp-së është vlerësuar sa i përket RAT, strategjisë së decentralizimit, menaxhimit të mbetjeve dhe financave publike, qeverisjes elektronike dhe strategjisë së turizmit. Është njohur në nivel të gjerë edhe nga mediat kombëtare, Qeveria dhe Kuvendi (si nga koalicioni qeverisës ashtu edhe nga partia në opozitë).
Për t’iu përgjigjur ndryshimeve në kornizën ligjore dhe institucionale të shërbimit civil, Dldp-ja ka përshtatur qasjen e menaxhimit të dijeve. Fokus i veçantë i është kushtuar vendosjes së marrëdhënieve me organizmat kryesorë administrativë të shërbimit civil, si Shkolla e Administrimit Publik (ASPA) dhe Departamenti i Administrimit Publik (DAP). Dldp-ja ka nënshkruar një memorandim bashkëpunimi me ASPA që përfshin një rang veprimtarish të planifikuara nga Dldp-ja në Planin e veprimit vjetor të tij për 2014-15. Në këtë kornizë, një koordinim më i ngushtë me projektin e Këshillit të Europës, përmes Ambasadës Zvicerane, ka ndihmuar në shmangien e mbivendosjes së veprimtarive. Si pasojë, Dldp i ka riorientuar përpjekjet e tij për vitin 2015.
Shumica e programit trajnues i zhvilluar gjatë fazave të mëparshme i është ankoruar sistemit kombëtar përmes një partnershipi të dyfishtë mes ministrive të linjës dhe Shkollës së Administrimit Publik. Është themeluar një sistem certefikimi i vlefshëm për punonjësit publikë duke kontribuuar në zhvillimin e karrierës të praktikantëve vendorë përmes kurrikulës së pranuar nga Dldp. Më se 189 praktikantë nga 63 NjQC kanë përfituar nga trajnimet rajonale nga të cilët 39 nga 28 NjQV janë certefikuar për përfundim të suksesshëm.
Rishikimi i politikës së decentralizimit ka qenë e dobishme që Dldp të japë kontribute në nivel politike. Të gjitha ndërhyrjet janë planifikuar në planin operacional, duke i konsideruar si formuese të një procesi zinxhir, hallkat e të cilit kanë zhvilluar të gjitha produkte në nivel vendor, me korniza kombëtare (strategji, kornizë ligjore dhe ndërtim institucional). Kontributi në strategjitë e tjera sektoriale e ka rritur nivelin e ndikimit mbi politikat. Duke pasë parasysh mjedisin e favorshëm, Dldp ia ka dalë të prodhojë inpute të vlerësuara në politikë-bërjen kombëtare.
Dy antarë të rrjetit të Grave në Politikë përfunduan Akademinë e Studimeve Politike, financuar bashkarisht nga KE dhe SDC. Një numër veprimtarish të përbashkëta janë ndërmarrë me PLDP/USAID në kornizën e Strategjisë së Decentralizimit me qëllim që t’i bashkojë përfaqësuesit e NjQV-ve në Veri (kryesisht PD ku Dldp është më aktive) dhe Shqipërinë e Mesme dhe Jugut (kryesisht PS) së bashku në një platformë konsultative.