Decentralizimi i Pushtetit Vendore – Zhvillimi Rajonal në Fokusin e Decentralizimit

 

Ofrimi i shërbimeve online nga Qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës, ka qënë në fokus të një takimi të mbajtur në Shkodër me 21.5.2012 me përfaqësues të pushtetit vendor nga të dy qarqet respektive. Në kuadër të decentralizimit të pushtetit vendor, Helvetas Swiss Intercooperation, tashmë ofron për njësitë vendore një tjetër proces të rëndësishëm atë të shërbimit online për qytetarët bizneset dhe njësitë vendore. Ka qënë prefektja e qarkut të Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka deklaruar se ky është një proces i rëndësishëm për njësite vendore të dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë.
Nga ana tjetër, dy kryetarët e qarqeve të Shkodrës dhe të Lezhës, (Z. Maxhid CUNGU- Kryetar Qarku Shkodër dhe Z. Pashk GJONI- Kryetar Qarku Lezhë) kanë shprehur gadishmërinë e tyre për bashkëpunim për vënien në zbatim të këtij projekti të rëndësishëm.
Janë një sërë komunash dhe bashkish të dy qarqeve të cilat përfitojnë nga ky projekt i cili financohët nga qeveria zvicerrane, dhe ka si qëllim vënien në funksionim të shërbimit online në këty dy qarqe të vendit, në Shkodër dhe Lezhë