Me qëllim rritjen dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kontraktore dhe kryesisht njësive të qeverisjes vendore, në fushën e prokurimit publik, Programi për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendor (dldp) i financuar nga Qeveria Zvicerane përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) hartuan dhe miratuan një Udhëzim dhe një Marrëveshje të tipit standard ku detajohen forma dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet dy ose më shumë autoriteteve kontraktore që kanë të njëjtat nevoja për mallra, shërbime ose punë. Ndërkohë, Marrëveshja standarde shërben si një model për autoritetet kontraktore në këtë bashkëpunim.
Marrë në konsideratë lehtësirat që aktet e sipërcituar sigurojnë për autoritetet kontraktore të njësive të qeverisjes vendore, duke mundësuar një proces të vetëm prokurimi, Agjencia e Prokurimit Publik, e mbështetur nga Programi për Decentralizimin dhe Zhvillimin Vendor, do të organizojë një Takim prezantues për Udhëzimin dhe Marrëveshjen standarde mbi bashkëpunimin e autoriteteve kontraktore në fushën e prokurimit publik, të cilat hynë në fuqi më 02.02.2012.
Në takim janë ftuar të marrin pjesë Prefektët dhe Kryetarët e Këshillit të Qarqeve, si dhe përfaqësues nga pushteti vendor (Bashki dhe Komuna).
Ky takim do të zhvillohet në datë 9 Shkurt 2012, ora 10.30 – 12.30, në Hotel Rogner Europapark, Tiranë.
Takim për prezantimin e Udhëzimit dhe Marrëveshjes standarde mbi bashkëpunimin e autoriteteve kontraktore në fushën e prokurimit publik

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more