Në Bashkinë Kamëz u organizua një takim shkëmbim përvoje për funksionimin dhe cilësinë e Zyrës së Pritjes dhe Informimit dhe Shërbimeve për qytetarët e saj, ku merrnin pjesë kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu; zv.kryetari i komunës Bushat, z. Farit Rushi; kryetari i komunës Kallmet, Petrit Marku; zv.kryetari i komunës Shëngjin, Dritan Pepa; zv.drejtori i FLAG, Artan Rroji; nëpunësja e Programit për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim, znj. Djana Bejko, dhe si përfaqësues të tjerë të këtyre njësive vendore.
Bashkia Kamëz prezantoi politikat dhe praktikat e përfshirjes së qytetarëve në qeverisje nëpërmjet Zyrës One Stop Shop, përparësitë, rezultatet, sfidat e digjitalizimit të kryerjes së shërbimeve online si dhe të arkivimit në mënyrë automatike të dokumentacionit të këtyre shërbimeve.
Kryebashkiaku Mziu përshëndeti pjesëmarrësit dhe shprehu kënaqësinë që shërbimi One Stop Shop po merret si shembull nga njësitë e tjera vendore. Ai bëri një përmbledhje të shkurtër të idesë, nevojës, përpjekjeve për ngritjen e Zyrës së Shërbimeve (One Stop Shop) dhe përparësitë e kësaj zyre, ku si model janë marrë bashkitë e qyteteve të zhvilluara evropiane me të cilat Bashkia Kamëz ka bërë edhe binjakëzime. Kryebashkiaku Mziu u shpreh gjithashtu se kjo zyrë është funksionale, ka krijuar një kulturë komunikimi me qytetarët, ka sjellë transparencë dhe një shërbim cilësor dhe të shpejtë ndaj qytetarëve. One Stop Shop do të rrisë efikasitetin edhe më tej pas bashkëpunimit me PNUD-in për informatizimin e shërbimeve të bashkisë, një standard tjetër i kësaj zyre.
Znj. Bejko falënderoi z. Rroji që ka bërë të mundur këtë vizitë studimore, “sepse realisht bashkëpunimi ndërvendor është një nga pikat dhe prioritetet kyçe të programit zviceran. Objektivi i këtij programi synon përmirësimin e shërbimeve në njësitë e qeverisjeve vendore, por njëkohësisht arritjet e atyre objektivave për të cilat ne të gjithë së bashku po punojmë dhe për të arritur këto objektiva ne do të shohim dhe do të vlerësojmë eksperiencat më të mira në rajon në nivel kombëtar dhe pse jo edhe në atë ndërkombëtar. Eksperienca e parë që ne po shohim është Bashkia Kamëz, me të cilën ju do të njiheni nga afër për ecurinë e punës për ngritjen e One Stop Shop, për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, por nga ana tjetër do të shohim edhe cilat janë sfidat apo problemet që ka hasur kjo qeverisje vendore, sepse asgjë nuk është e lehtë. Çdo iniciativë kërkon jo vetëm motivim dhe përkushtim, por kërkon në radhë të parë edhe lidershipin e njësisë së qeverisjes vendore të ketë dëshirën e mirë, përkushtimin dhe vlerësimin për Zyrën One Stop Shop, e cila ka marrë një vizion të plotë të shërbimeve ndaj qytetarëve. Uroj që të kemi përfitime sa më shumë nga takimi i sotëm”.
Zv.drejtori i FLAG, Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje, z. Rroji, në fjalën e tij falënderoi kryetarin e bashkisë, që bëri të mundur realizimin e këtij takimi. Ai u shpreh se Bashkia Kamëz është një prej njësive të qeverisjes vendore, e cila ka përparuar shumë.
“Besoj se është një rast shumë i mirë për tri komunat e Shqipërisë që ballafaqohen me një eksperiencë të avancuar për sa u përket shërbimeve ndaj klientëve dhe ndaj qytetarëve. Ne si grup që punojmë me qeverisjet vendore, jemi para një avancimi tjetër në nivel vendor, informatizimit të shërbimeve. Po fillon hapi që pritej me kohë, hapi i qeverisjes elektronike, një qeverisje që sot është e pranishme në gjithë Evropën Perëndimore, kurse në Shqipëri ka avancuar në faza të ndryshme në shumë qeverisje vendore. Një prej qeverisjeve vendore që ka avancuar në qeverisjen elektronike në funksion të shërbimeve dhe të informacionit është rasti i Bashkisë Kamëz. Është një nga rastet që tregon angazhimin e plotë jo vetëm të lidershipit, por edhe të stafit për të arritur të ngrejë një iniciativë të tillë, qoftë në shërbim të qytetarëve, qoftë në shërbim të administratës. Sot do të shohim se çfarë evolucioni ka pasur bashkia nga ana organizative dhe strukturore, sepse kjo lloj zyre imponon një strukturim madhor në bashki dhe imponon një komunikim shumë profesional. Është një zyrë që çdo njësi vendore duhet ta ketë për të lehtësuar shërbimin ndaj qytetarëve”, – u shpreh z. Rroji.
Në kuadër të këtij takimi u zhvillua edhe një vizitë në mjediset e Zyrës One Stop Shop për t’u njohur nga afër me funksionimin e saj. Takimi u shoqërua edhe me pyetje nga përfaqësuesit e komunave, të cilat morën përgjigje nga kryetari Mziu dhe stafi i Bashkisë Kamëz.
Për më tepër kliko këtu
Kamza’s One Stop Shop,example of informatization of public service delivery for Shëngjin, Bushat and Kallmeti communes.

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
Konkursi Kombëtar i Praktikave më të Mira Vendore 2016
Read more