Trainimet e para/sesionet e informimit për mbështetjen që jep DLDP për menaxhimin e mbeturinave dhe informim komunikimin

 

 

 

Në kuadër ta aktiviteteve të DLDP-së, ditën e Mërkurë dt.10 Nëntor 2010 dhe ditën e Enjte dt.11 Nëntor 2010, duke filluar nga ora 09.00, organizohen dy workshop-e tematike respektivisht për komunat e bashkitë e qarkut Shkodër (në Fshatine  Paqes Shkodër) dhe qarkut Lezhë (shkolla e mesme profesionale, rruga e Shtrausit, Lezhë).

Këto aktivitete janë në vazhdën e workshop-eve prezantuese ku dldp dhe NjQV-të e qarqeve Shkodër dhe Lezhë do të diskutojnë për bashkëpunimin e ardhshëm, në këtë rast për mbështetjen që i jepet njësive vendore për menaxhimin e mbeturinave dhe mekanizmat e informimit dhe komunikimit me qytetarët.

Objektivat e Workshop-it

1. Prezantim i ndërhyrjes së dldp për menaxhimin e mbeturinave. Sqarim i proceseve dhe produkteve të pritshme nga kjo ndërhyrje. Ofrim i një trainimi (bazë) për menaxhim mbeturinash. Shpjegim dhe përmbledhje  e praktikave të mira brenda Shqipërisë.

2. Prezantim i mundësive/modeleve të Zyrave më një Ndalesë dhe atyre për informim dhe komunikim. Masat që do të ndërmerren  dhe vlerësimi i kërkesës që kanë NjQVtë për mbështetje në këtë fushë.

3. Analizë dhe ballafaqim i rezultateve të “Baseline Survey” në të dy output-et (1.3 menaxhim i mbeturinave urbane dhe 1.4 informim dhe komunikim). Grumbullim i të dhënave shtesë të cilat mund të jenë të nevojshme për ndërhyrjen.

4. Vlerësim i prioriteteve të partnerëve të ardhshëm të dldp përsa i përket informim-komunikimit.

5. Identifikim i partnerëve të ardhshëm të dldp në fushat e menaxhimit të mbeturinave dhe informimim-komunikimit.

Pjesëmarrës:

1-3 përfaqësues nga secila NjQV (Kryetari + 1 apo 2 pjesëtarë të stafit nga seksioni  i shërbimeve dhe zyrës përgjegjëse për i nformim dhe komunikim me publikun).

Organizatat partnere të DLDP

Co-plan për menaxhimin e mbeturinave
FLAG (info -komunikim) modelet e Zyrave me një ndalesë ne Shqipëri
URI (info-komunikim) mekanizma të tjerë informues
ANTTARC fondi grant i dldp