Projekti për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor II

Shqipëri

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) në Rajonet e Shkodrës dhe Lezhës

 

Plani Vjetor i Punës (Korrik 2010 – Dhjetor 2011)

 

Përmbledhje

 

 

Shkodër/Bern, Korrik 2010

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkurtime

SHSHK Shoqata Shqiptare e Komunave

SHSHB Shoqata Shqiptare e Bashkive

ADA Agjencia Austriake për Zhvillim

ADF Fondi Shqiptar për Zhvillim

SH Shqipëri

ANTTARC Qendra Shqiptare e Burimeve për trajnime kombëtare dhe asistencë teknike

KK Komiteti Koordinues

KE Këshilli i Evropës

dldp Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal

DSKD Departamenti i Strategjisë dhe Koordinimit të Donatorëve (Zyra e

Kryeministrit)

KE Komisioni Evropian

EiG Barazi Gjinore

IC Intercooperation

IMC Bashkëpunim ndërbashkiak

ITPA Instituti për Trajnim të Administratës Publike

IPA Instrumenti për para-aderim (KE)

NJQV Njësi e Qeverisjes Vendore

MF Menaxhim Financiar

MNE Mal i Zi

MB Ministria e Brendshme

MoU Memorandum Mirëkuptimi

NDI Instituti Kombëtar Demokratik

OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

OSSH One Stop Shop

PCM Menaxhim i Ciklit të Projektit

PMU Njësi e Menaxhimit të Programit

APP Agjencia e Prokurimeve Publike

ProDoc Dokumenti i Programit

RDCCS Strategjia për zhvillim rajonal 2008-2013

SC Komitet Drejtues

SDC Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

SDP Plan Strategjik për zhvillim

SP Ofrues Shërbimesh

SWG Grup sektorial pune

TSËG Grup Pune i Sektorit Teknik

URI Instituti i kërkimit Urban

BB Banka Botërore

PVP Plan Vjetor Pune

Lënda

Të dhënat e Projektit

 

 

Emri i programit

 

Programi për Zhvillim dhe Decentralizim Lokal (dldp) në rajonet e Shkodrës dhe Lezhës

Agjencia donatore

Agjencia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC)

Divizioni i Ballkanit Perëndimor

Freiburgstrasse 130

3003 Bernë

Zvicër

Tel. +41 31 322 44 05, Fax +41 31 323 59 33

SDC/SECO Zyra e Bashkëpunimit Zviceran

c/o Ambasada e Zvicrës

Rruga Brigada e VIII P2/2/1

Tirana

Shqipëri

Tel. +355 4 240 102, Fax +355 4 240 103

Agjencia zbatuese

 

INTERCOOPERATION

Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

Maulbeerstrasse 10

P.O. Box 6724

3001 Bern

Zvicër

T +41 31 385 10 10

F +41 31 385 10 09

www.intercooperation.ch

Intercooperation në Shqipëri

L. Kongresi Përmetit

Rruga Oso Kuka Nr.11

Shkodra, Albania

T/F: +355 22 50 999 / 50 247

Numri i Programit i SDC

Nr. i Referencës 7F-04382.02

Partnerët kryesorë të programit

Njësi të Qeverisjes Lokale (bashki e komuna) në rajonin e Shkodrës dhe Lezhës. Shqipëria e Veriut, Shoqata e Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë, Ministria e Brendshme.

Kohëzgjatja

Mars 2010 – Shkurt 2013

Kuadri i marrëveshjes

Kuadri i Marrëveshjes bilaterale qeveri me qeveri mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Marrëveshja e projektit me Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë

Kontrata e projektit

Mandat i SDC-së dhënë Intercooperation

 

2. Përmbledhje Ekzekutive

Projekti për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp) filloi fazën e dytë në mars të vitit 2010, e cila do të përfundojë në shkurt të vitit 2013 (afat 3 vjet). Projekti përfshin 33 Njësi të Qeverisjes Vendore në Shkodër dhe në 21 Njësi në Qarkun e Lezhës. Popullsia totale e rajonit është rreth 554 000 banorë, 40% e të cilëve jetojnë në zona urbane.

Qëllimi i dldp-së është: forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe komunave në Shkodër dhe Lezhë, gjë e cila do kontribuonte në përmirësimin e zhvillimit rajonal në Shqipërinë e Veriut dhe në reformën për decentralizim në nivel kombëtar.

Dldp-ja synon modernizimin e Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) dhe nxitjen e bashkëpunimit ndër-NJQV. DLDP-ja ka një Zyrë Menaxhimi për projektet dhe një Antenë në Tiranë për dialogun mbi politikat dhe shpërndarjen e eksperiencave lokale në nivel kombëtar.

Faza e dytë e dldp-së do të ketë ndryshim në përqasje: menaxhimi i projekteve nga stafi lokal (e parashikuar fillimisht për fazën 3), rol më të fortë si lehtësues në bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve / konsulentët, mbështetje sipas kërkesave (për NJQV-të, si dhe shoqatat e NJQV-ve, hartimi i grafikut të aktiviteteve në mënyrë fleksibël dhe me orientim produkt/proces). Pesë linjat kryesore të aktivitetit të dldp-së janë: (1) planifikim strategjik dhe hartim i buxhetit me afat të mesëm, (2) menaxhim financiar i përmirësuar (mbledhja e taksave) (3) menaxhim i mbetjeve (mbledhja, kompostimi/riciklimi, minimizimi, monitorimi), (4) menaxhim i ciklit të projektit dhe modernizim i informimit dhe komunikimit.

Situata në Shqipëri karakterizohet nga një paqëndrueshmëri politike (kriza parlamentare ka çuar në ndarjen e shoqatave të NJQV-ve), ka rrezik që fondet për NJQV-të të reduktohen për shkak të nivelit të lartë të borxhit në Shqipëri. Zgjedhjet vendore që parashikohen të mbahen në prill/maj 2011 janë dhe mundësi e mirë dhe risk për DLDP-në: drejtues të rinj të motivuar nga njëra anë dhe humbja e drejtuesve të trajnuar nga ana tjetër, pasi pritet që një numër i madh kryetarësh bashkie dhe anëtarësh këshilli të ndryshojnë. Koordinimi i donatorëve do të mbetet një sfidë për shkak të numrit të lartë të aktorëve dhe fillimi i Programit komplementar për Zhvillim Rajonal (të bashkë-financuar nga SDC-ja dhe nën drejtimin e ADA-s) nuk pritet të fillojë para vitit 2011.

Rezultatet kryesore që priten të arrihen gjatë periudhës 18 mujore të këtij Plani Vjetor Pune (korrik 2010 – dhjetor 2011) në nivel NJQV-sh janë: konkursi për praktikën më të mirë me dokumentacionin e praktikave më të mira, përcaktimi i 12-15 qendrave kompetence që të përdoren për NJQV-të që do kenë mundësi të trajnohen/këshillohen e të krijojnë praktika të mira më tej, shqyrtim i planeve strategjike (5) dhe lidhje më e mirë me hartimin e buxhetit vjetor dhe afatmesëm, përmirësim i menaxhimit financiar dhe fiskal të NJQV-ve dhe ofrimi i shërbimeve (veçanërisht në menaxhimin e mbetjeve në 2-3 NJQV), krijimi i një skeme grantesh të dldp-së duke mbështetur 10-12 projekte në raundin e parë që do prezantohet në vjeshtë 2010.

Rezultatet kryesore që priten në nivel kombëtar janë: forcimi i njohurive nëpërmjet takimeve kombëtare (tavolina tematike të rrumbullakëta si dhe publikime të ndryshme, kurrikula (ca. 8) që mbulojnë pesë linjat e aktivitetit dhe bashkëpunim i ngushtë dhe mbështetje për shoqatat e NJQV-ve (ShShB dhe ShShK). Për më tepër dldp-ja do të lehtësojë koordinimin e sektorëve nën drejtimin e SCO-A-së dhe do të mbështesë me inpute teknike dhe ekspertizë dialogun mbi politikat, duke kontribuuar në këtë mënyrë në përmirësimin e ligjbërjes dhe zhvillimin e mëtejshëm të reformës së decentralizimit.

 

Tema transversale: Tema e çështjeve gjinore do të trajtohet në bashkëpunim të ngushtë me UNIFEM-in, EIG-në dhe NDI-në duke marrë parasysh zgjedhjet lokale që do zhvillohen në prill/maj 2011. Pritet të rritet numri i grave në këshillat e NJQV-ve në fushën kryesore të projektit dhe transparenca, pasi pjesëmarrja e qytetarëve do të trajtohet në gjitha linjat e veprimit.

Menaxhimi dhe drejtimi: duke pasur parasysh fazën e tranzicionit dhe kohëzgjatjen e madhe (prej 18 muajsh) do të ketë nevojë për fleksibilitet dhe planifikim të radhës. Komiteti drejtues kombëtar përbëhet nga 10-12 anëtarë nga niveli lokal dhe kombëtar, të cilët do jenë përgjegjës për vendimmarrje strategjike. Një komitet koordinimi me nivel teknik më të lartë përbëhet nga 15-20 anëtarë (duke përfshirë një përfaqësim më të gjerë të NJQV-ve të rajonit të projektit).

Buxheti i përgjithshëm për këtë periudhë 18 mujore është 2 766 439 franga zvicerane, në një linjë me buxhetin e përcaktuar në Dokumentin e Programit te dldp-së (janar 2010).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3. Prezantim i dldp-së dhe objektivat kryesorë

Programi për Zhvillim dhe Decentralizim Lokal (dldp) është pjesë e Strategjisë Zvicerane të Bashkëpunimit SDC/SECO me Shqipërinë (fusha demokratizimi dhe sundimi i ligjit). Projekti mbështet procesin në zbatim e sipër të decentralizimit në vend, duke mundësuar konsolidimin e demokracisë dhe sigurimin e standardeve evropiane të shërbimeve publike për qytetarët, si një element i rëndësishëm i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Ky dokument i programit të fazës së 2-të të dldp-së (03/2010 – 02/2013), përcakton vizionin dhe strategjinë për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në fund të projektit (planifikuar për vitin 2016). Objektivat e projektit përcaktohen si më poshtë:

 

 

Qëllimi i projektit: Kapacitetet e bashkive dhe komunave në Shkodër dhe Lezhë janë forcuar duke kontribuar në një zhvillim rajonal të përmirësuar në Veri të Shqipërisë dhe në reformën e decentralizimit në nivel kombëtar

Outcome 1: Bashkitë dhe komunat në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës kanë përmirësuar strukturat e tyre qeverisëse, kapacitetet dhe shërbimet e përzgjedhura lokale

Outcome 2: Praktikat e mira janë shkëmbyer në nivel kombëtar përmes shoqatave të forcuara, duke ndikuar kështu në politikë bërje, legjislacion dhe zbatimin e tyre në nivel kombëtar

 

 

 

Nën outcome 1 janë përcaktuar pesë outpute:

 

1.1 Janë përmirësuar kapacitetet e NJQV-ve në planifikim strategjik dhe buxhetim dhe NJQV-të e përzgjedhura zbatojnë instrumente planifikimi strategjik dhe metoda, të lidhura me buxhetet vjetore dhe afatmesme.

1.2 Janë forcuar kapacitetet e NJQV-ve në menaxhimin fiskal dhe financiar, përfshirë dhe procesin e buxhetimit afatmesëm.

1.3 Janë përmirësuar shërbimet e përzgjedhura lokale administrative dhe publike duke siguruar akses të barabartë për të gjithë qytetarët, përfshi gratë, grupet e varfra e të marxhinalizuara.

1.4 Mekanizma inovativë, informativë dhe komunikativë janë aplikuar nga NJQV-të duke rritur transparencën dhe aksesin më të lehtë të qytetarëve ndaj shërbimeve dhe informacionit cilësor.

1.5 Qarku kontribuon në zgjerimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-vendor.

 

Nën outcome 2, janë përcaktuar katër outpute:

2.1 Janë identifikuar “Qendrat e kompetencave”, janë dokumentuar dhe shpërndarë praktikat më të mira në bashki dhe komuna të tjera përmes Shoqatës së Bashkive (ShShB) dhe Komunave (ShShK).

2.2 Shoqatat e forcuara (ShShB dhe ShShK) janë në gjendje të përfaqësojnë interesat e qeverisë lokale: procese konsultative në hartim politikash e ligjesh dhe ndërtimi i kapaciteteve të NJQV-ve ndikon efektivisht në zbatimin e procesit të decentralizimit

2.3 Praktikat e mira dhe ekspertiza e përzgjedhur kontribuon në dialogun kombëtar mbi politikat.

2.4 Është siguruar lidhja dhe shkëmbimi me programe dhe projekte të tjera, veçanërisht me Këshillin e Evropës.

Objektiva dhe sfida të tjera kryesore në lidhje me menaxhimin e përgjithshëm janë:

 

  • Ndryshimi i rolit të dldp-së në lehtësues, nga zbatim dhe këshillim individual i NJQV-ve pilote drejt lehtësimit të proceseve, shkëmbimit të praktikave të mira, krijimit të rrjetit të ekspertizës dhe mësimeve të përbashkëta, me një zotërim kombëtar më të fortë të NJQV-ve, ndërtuesve lokalë të kapaciteteve dhe shoqatave kombëtare të NJQV-ve;

  • Zgjerim i numrit të partnerëve dhe shtrirjes gjeografike të projektit nga 8 NJQV të para-zgjedhura në të gjitha NJQV-të në dy rajonet e Shkodrës dhe Lezhës, duke pasur në fokus 12-15 qendra kompetence;

  • Modele bashkëpunimi më fleksibël me një numër më të lartë NJQV-sh të bazuara në angazhim, duke përfshirë elementë konkurrimi për të shpërblyer performancën;

  • Forcimi i bashkëpunimit me programe të tjera për të qenë komplementar në mbështetje të decentralizimit dhe politikave rajonale të zhvillimit;

  • Lidhje e fortë dhe ndikim në nivel kombëtar për të siguruar një impakt në mbarë vendin dhe për të dhënë një kontribut në politikat dhe reformat kombëtare të decentralizimit të vendit, veçanërisht nëpërmjet një përfshirje sistematike dhe mbështetje të shoqatave të qeverisjes vendore (SHSHB/SHSHK) dhe përdorimit të kanaleve të tjera si grupi i punës qeveri, sektor donatorësh që punojnë për zhvillim rajonal dhe për decentralizim, ku SDC-ja luan një rol kryesor si pikë kontakti dhe si bashkë drejtuese.

Ngritja e projektit si dhe funksioni dhe përbërja e Komitetit Drejtues dhe e Komitetit të Koordinimit Teknik ngelen për t’u vendosur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4. Plani Vjetor i Punës 2010/11

Principet dhe sfidat kryesore të punës të përcaktuara në ProDoc janë akoma në fuqi dhe janë baza për këtë Plan Vjetor Pune. Ato mund të përmblidhen si më poshtë:

  • Orientimi sipas kërkesës i të gjitha aktiviteteve: Në mënyrë që të arrihet maksimizimi i zhvillimit të kapaciteteve dhe matjes së menaxhimit të njohurive duhet një përqasje me disa nivele për: a) trajnim më të përgjithshëm të një mase të gjerë stafi të NJQV-ve, b) shkëmbim të ekspertizës ndërmjet grupit të ekspertëve dhe qendrave të kompetencës dhe c) mbështetje të tryezave të rrumbullakëta dhe forumeve të shoqatave të NJQV-ve, nëse është e nevojshme dhe ekspertizë ndërkombëtare.

  • Ndryshim i rolit: Kjo gjë do të bëhet në dy nivele: Së pari, roli kryesor i dldp-së do të kalojë nga zbatues në lehtësues, duke punuar nga afër me një sërë Ofruesish Shërbimesh (kryesisht me konsulenca të specializuara në mënyrë tematike), që ofrojnë platforma me qëllim përmirësimin e NJQV-ve të interesuara. Së dyti, dldp-ja do të ketë një fazë tranzicioni gjatë Planit Vjetor të Punës, në të cilin menaxhimi i mëparshëm i projektit nga ekspertë të huaj do t’i kalohet menaxhimit kombëtar të projektit me ekspertë shqiptarë. Ky tranzicion do të shoqërohet me një mbështetje të jashtme (KEK-CDC) si dhe nëpërmjet matjeve specifike të zhvillimit të kapaciteteve të stafit të dldp-së.

  • Promovimi i shkëmbimit dhe mësimit ndër-NJQV: shkëmbimi i eksperiencave dhe ndër-mësimi do të mbështeten në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e NJQV-ve. Do të zbatohet koncepti i përcaktimit të grupit të ekspertëve dhe qendrave të kompetencës. Përzgjedhja do të bëhet sipas pesë linjave për ndërhyrjeje me prioritet: (1) planifikim strategjik dhe buxhetim afatmesëm, (2) menaxhim financiar duke përfshirë dhe mbledhjen e taksave, (3) menaxhim të mbetjeve, (4) menaxhim të ciklit të projektit dhe (5) informim dhe komunikim. Baza për përzgjedhje është konkursi për praktikën më të mirë, rezultatet nga sondazhi kryesor dhe performanca gjatë trajnimeve/seminareve fillestare. Më tej, shkëmbimi ndër NJQV do të adresohet nëpërmjet fondeve grant të dldp-së dhe bashkëpunimit të ngushtë me dy qarqet dhe me donatorë të tjerë aktivë në rajon (p.sh CoE dhe GTZ).

  • Modalitete fikse: kombinim i asistencës teknike (zhvillim kapacitetesh, këshillim, lehtësim i grupeve të ekspertëve, vizita pune dhe të tjera) me asistencë me bashkë-financim (fond grant i dldp-së me bazë konkurrimi).

  • Ngritja në nivel më të lartë: eksperiencat nga faza e parë e dldp-së dhe praktikat më të mira të rajoneve do të përdoren për t’u rritur në nivel më të lartë nëpërmjet hartimit të manualeve për trajnim, broshurave, rasteve për studim ose publikimeve duke kontribuar në këtë mënyrë në dialogun për politikat kombëtare dhe ligjbërje, të lidhura me politikat ndër sektoriale për decentralizim dhe zhvillim rajonal.

Për fazën e dytë të dldp-së është hartuar sistemi i mëposhtëm i objektivave. Janë formuluar indikatorë specifikë për nivele të ndryshme të objektivave për monitorimin e rezultateve në nivele të ndryshme dhe janë adaptuar për kohëzgjatjen aktuale të PVP.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qëllimi i programit është:

Janë forcuar kapacitetet e bashkive dhe komunave në Lezhë e Shkodër, duke kontribuar në zhvillim rajonal të përmirësuar në Veri të Shqipërisë dhe në reformën për decentralizim në nivel kombëtar

Outcome 1 (sipas Dokumentit të Programit)

Në çfarë mase ka kontribuar dldp-ja në outcome “Bashkitë dhe Komunat në Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës kanë përmirësuar strukturat e tyre të qeverisjes, kapacitetet dhe shërbimet e përzgjedhura lokale publike” do të vlerësohet nëpërmjet shpërndarjes së output-eve të mëposhtme:

 

Output-e të planifikuara (OP 1.1 – 1.5) për 2010/11

  • Tre NJQV të reja do të përpunojnë një plan strategjik dhe 6 NJQV do të azhurnojnë dokumentet e tyre strategjike me një metodologji të re që lidh Planin e Zhvillimit Strategjik me buxhetimin afatmesëm.

  • Grupi i ekspertëve ndër NJQV (nga qendrat e kompetencave) për menaxhim financiar bëhet efektiv dhe ofron këshillim/trajnim për NJQV-të e tjera të interesuara.

  • Planet për menaxhimin e mbetjeve janë përfunduar në tre NJQV dhe pesë raste studimi janë dokumentuar (mbledhje publike dhe private, kompostim/riciklim, monitorim i rrjedhjes se mbetjeve.

  • Është hartuar skema e granteve të dldp-së (me procedura transparente, kritere të qarta vlerësimi dhe mbi bazë konkurrimi). Grupi i parë i 10-12 projekteve të NJQV-ve do të përzgjidhet deri në fund të vitit 2010 dhe do të këshillohet dhe monitorohet gjatë zbatimit në vitin 2011.

  • Janë analizuar eksperiencat me one stop shop dhe janë krahasuar me modele të tjera duke përfshirë qendrat e informacionit.

  • NJQV-të e interesuara janë të afta të formulojnë në mënyrë të suksesshme projekt propozimet për fondet kombëtare (p.sh RDF) dhe fondet ndërkombëtare (p.sh IPA), në mbështetje të decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.

Sfidat/çështjet

  • Grafiku i drejtë dhe monitorimi i aktiviteteve të ofruesve të shërbimeve do të jenë kyçe për të siguruar koherencën e programit dhe për të penguar në të njëjtën kohë një mbingarkesë për NJQV-të partnere.

  • Skema e granteve do të jetë linja e aktivitetit me buxhetin më të lartë. Do të merren masa paraprake për të dhënë grantet në bazë të fizibilitetit teknik dhe financiar të projektit të propozuar.

  • Zgjedhjet lokale që do mbahen në prill/maj 2011 janë një pikë e mirë fillimi për projektin (p.sh promovimi gjinor), por ndryshimet që mund të ndodhin pas zgjedhjeve jo vetëm në nivel personeli, por ndryshimet në politika mund të kenë efekte negative në reformën për decentralizim.

 

 

Outcome 2 (sipas Dokumentit të Programit)

Në çfarë mase ka kontribuar dldp-ja në outcome “Praktikat e mira shkëmbehen në nivel kombëtar nëpërmjet shoqatave të forcuara, duke ndikuar kështu në politikë bërje dhe ligjbërje dhe zbatimi i tyre në nivel kombëtar” do të vlerësohet nëpërmjet shpërndarjes së outputeve të mëposhtme:

 

Output-et e planifikuara (OP 2.1 – 2.4) për 2010/11

  • Përzgjedhja e “qendrave të kompetencës” në bazë të a) sondazhit të vlerësimit b) konkurseve të praktikave më të mira dhe c) seminareve tematike.

  • Konkursi për praktikën më të mirë ndërmjet NJQV-ve përfundohet me shpërndarjen e shpërblimeve dhe dokumentimin e rezultateve.

  • Janë organizuar të paktën 5-6 ngjare të përbashkëta (tavolina të rrumbullakëta të përbashkëta, konferenca, trajnime) me programe dhe partnerë të tjerë (p.sh SHSHB dhe SHSHK).

  • Forcimi i shoqatës së NJQV-ve nëpërmjet aktiviteteve të grumbulluara: mbështetje në fushatat dhe prezencën e medias, dialog me parlamentarë dhe donatorë, përfaqësim më i fortë ndërkombëtar, etj).

  • Janë mbështetur të paktën 2 iniciativa lobimi/advokimi të shoqatave të NJQV-ve me qëllim përmirësimin e ligjbërjes dhe legjislacionit për decentralizim.

  • Zgjedhjet e ardhshme të brendshme të shoqatave të NJQV-ve (kryesisht SHSHB) janë përgatitur mirë dhe do të ketë proces transparent.

  • Trajnim/këshillim para dhe pas zgjedhjeve i grave kandidate (për kryetare bashkie dhe anëtare këshilli) në bashkëpunim me partnerë të tjerë të tillë si NDI, UNIFEM dhe EiG.

  • 6-8 publikime/kurrikula të prezantuara në ngjarje kombëtare (manual trajnimi, dokumentimi i praktikave të mira) në pesë fusha tematike me prioritet për dldp-në: planifikim strategjik dhe buxhetim, menaxhim financiar, menaxhim i mbetjeve, Menaxhim i Ciklit të Projektit, bashkëpunim ndër-NJQV.

  • Grupi i punës i Sektorit Teknik takohet rregullisht dhe eksperienca e praktikës më të mirë shkëmbehet, duke kontribuar në dialogun mbi politikat për decentralizim me kërkesë të Ministrisë së Brendshme.

  • Pilotimi i një kurrikule trajnimi mbi buxhetimin afatmesëm të njehsuar nga ITAP.

  • Dldp mbështet SCO-A dhe Ministrinë e Brendshme në polikë bërje (aktivitete të ndryshme, përfshi. outcome 1) sipas kërkesës.

Sfidat/Çështjet

  • Të dyja shoqatat e NJQV-ve kanë mbështetje të gjerë donatorësh. Sfida kryesore është të ndryshojnë ndarjen e shoqatave sipas përkatësisë politike. Në këtë pikë, dldp-ja ofron mbështetje institucionale/mbështetje ndërmjetësimi, nëse një gjë e tillë kërkohet.

  • Koordinimi i donatorëve varet në mënyrë të ndjeshme nga njerëzit. Mbështetja e Ministrisë së Brendshme për grupet e punës të Sektorit Teknik duhet të forcohet në mënyrë që të funksionojë.

  • Kryerja e publikimeve të planifikuara duhet të ndahet në faza dhe disa mund të finalizohen vetëm në fillim të vitit 2012.

  • Reforma e decentralizimit ka pasur disa sfida gjatë statusit për pranim në BE, duke i dhënë më shumë peshë çështjeve të zhvillimit rajonal dhe nivelit rajonal si organ koordinimi. Për këtë arsye, për dldp-në është i rëndësishëm menaxhimi i drejtë (dhe shkëmbimi reciprok i informacionit) me agjencitë rajonale dhe kombëtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

7 Tema Transversale

Në linjë me strategjinë e bashkëpunimit me SCO-A-në (2010-2013), dldp-ja ka si tema transversale çështjet gjinore dhe qeverisjen.

Projekti kalon nga një përqasje ad hoc me ndjeshmëri ndaj çështjeve gjinore në një promovim më sistematik të barazisë gjinore në aktivitetet e projektit. Zgjedhjet e ardhshme lokale ofrojnë një platformë të mirë; në bashkëpunim me partnerë të tjerë (të specializuar) do të integrojmë, promovojmë dhe do të monitorojmë në mënyrë më sistematike promovimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme pune, p.sh.

  • Metodologjia e planifikimit strategjik me ndjeshmëri gjinore dhe monitorimi i planeve strategjike të zhvillimit (përfshirja e grave, planifikim dhe monitorim me çështje të ndjeshme gjinore).

  • Po vendoset bashkëpunim i ngushtë me Institutin Kombëtar Demokratik për të promovuar në mënyrë të përbashkët kandidatet gra në zgjedhjet e ardhshme lokale.

  • Trajnime mbi buxhetimin të çështjeve të ndjeshme gjinore dhe aplikim mbi bazë modeli (në bashkëpunim me organizata të tjera, IKD, UNIFEM, EiG).

  • Shpërndarje e shërbimeve publike për çështjet e ndjeshme gjinore (p.sh one stop shop, qendra informimi).

  • Informim specifik mbi çështjet gjinore dhe komunikim me qytetarët.

  • Përfshirje e temave të barazisë gjinore dhe ndërgjegjësimit në ngjarjet për zhvillim kapacitetesh, ku të jetë e mundur.

  • Shpërndarja dhe promovimi i eksperiencave të përfshirjes gjinore dhe profileve të grave të suksesshme në vendimmarrje (nga agjenci të tjera dhe eksperienca të fazës 1 të dldp-së) në bashkëpunim me SHSHB/SHSHK.

Principet e Qeverisjes së Mirë (transparenca, përgjegjshmëria, përfshirja, efektshmëria, efiçenca dhe pjesëmarrja) do të theksohen në të gjitha aktivitetet, veçanërisht në konkursin për praktikën më të mira, përzgjedhjen e qendrave të ekselencës dhe procedurave të skemës për grante. Do të mbahet një dialog i vazhdueshëm me NJQV-të, ofruesit e shërbimeve dhe partnerët donatorë mbi përqasjet dhe ecurinë të këtyre dy temave transversale gjatë ngjarjeve M&E.