Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Këshilltareve – një rrugë e gjatë drejt fuqizimit të gruas

Në bashkëpunim me pro-gramin dldp, UN Women, OSCE dhe Bashki të Forta, më 9 qershor, u mblodh në Shkodër Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Këshilltareve për të zhvilluar një takim 2-ditor ku fokus kryesor ishte diskutimi i çështjet që duhen ndjekur për të avancuar barazinë gjinore në nivel vendor deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në takim, Rrjeti diskutoi gjithashtu për një paketë rekomandimesh për ndryshime në kodin zgjedhor në kuadër të Reformës Zgjedhore. UN Women dhe dldp, por edhe partnerë të tjerë kanë mbështetur ngritjen e 18 Aleancave në mbarë vendin. Takimi u mirëprit nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Ademi e cila njohu të prani-shmit me sfidat dhe arritjet e kësaj bashkie në lidhje me projektet me ndjeshmëri gjinore.
Përfaqësuesit e OSCE të ftuar në takim njohën pjesëmarrëset me aspektet gjinore të Reformës zgjedhore si dhe ndryshimet e pritshme në Procesin e Reformës zgjedhore.
Në seancën përfun-dimtare e ftuar ishte edhe znj. Gjermeni, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, e cila foli mbi përfaqësimin gjinor në këshillat vendor si dhe dha rekomandime mbi përmirësimin e Reformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Grave Këshilltare, u themelua më 8 mars të këtij viti dhe synon të koordinojë punën e përbashkët në mbështetje të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në mbarë vendin.