Dldp ka qenë veçanërisht aktive dhe mjaft e suksesshme në aktivitetet e politikave kombëtare në fushën e menaxhimit të financave publike gjatë vitit 2016. Përvoja e përfituar nga dldp përgjatë viteve është përkthyer në një kontribut të qenësishëm për projekt-ligjin mbi financat vendore. Ligji u hartuar bashkë me Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, dhe me kontributet nga PLGP / USAID (pjesa e të ardhurave) dhe dldp / SDC (pjesë e menaxhimit të financave publike). Pjesa e MFP mbart miratimin e aktorëve kyç ndërkombëtarë, si -BB, IMF, BE, si dhe të aktorëve vendorë. Ky është kulmi i gjithë mbështetjes së dldp dhe mësimet e mësuara përgjatë viteve.
Dldp ka zhvilluar kurrikulën dhe instrumentet për ekspertët bashkiak të MFP dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financës është duke shpërndarë këto kurrikula dhe instrumente në mbarë vendin. Në mënyrë që t’i ofrojë mbështetje teknike ekspertëve bashkiakë të financave mbi përpunimin e IPF (Instrumenti i Planifikimit Financiar) ka krijuar një grup pune në bashkëpunim me ekspertë të Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë. Me përditësimin e IPF në bashkëpunim me MFE u reflektua edhe kuadri i ri ligjor për financat vendore. Për të vazhduar më tej, bazuar në përvojën ndërkombëtare një sistem i ri i klasifikimit financiar në nivel vendor, sipas standardeve ndërkombëtare (COFOG), u harmonizua me atë të nivelit qendror. COFOG është shkurtesa për Klasifikimi i Funksioneve të Qeverisë, u zhvillua në variantin e tij aktual në 1999 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe u botua nga Departamenti i Statistikave të Kombeve të Bashkuara si një standard duke klasifikuar qëllimin e aktiviteteve të qeverisë. Sistemi i ri i klasifikimit mundëson krahasimin ndër vite dhe horizontalisht me bashkitë e tjera; për më shumë, lehtëson integrimin e informacionit të planifikimit financiar të bashkisë në Thesarin e Shtetit. Gjithashtu, të gjitha zërat e shpenzimeve në sistemin e klasifikimit përshkruhen detajisht dhe jepen udhëzime për të lidhur të dhënat e IPF me PBAM. Në shtesë, një udhëzues mbi PBAM (Programi i Buxhetit Afatmesëm) u përgatit nga programi dldp. Ky udhëzues mbështet përgatitjen e një dokumenti të plotë dhe konçiz të PBAM, i cili është i thjeshtë për t’u lexuar, dhe përkon me kërkesat e ligjit në Shqipëri. IPF, përfshi edhe klasifikimin e ri financiar si dhe udhëzimin e PBAM u miratuan nga MFE si pjesë e Udhëzuesve të MFE për bashkitë në zhvillim të Programit të Buxhetit Afatmesëm.
Procesi u ndoq në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e MFE dhe Thesarit të Shtetit duke përfshirë edhe ekspertë vendornga bashkitë, si dhe ofrues shërbimi kombëtar dhe ndërkombëtar të ardhur nga Universiteti i Lucernës.