NjË RRJET, NDIKIM I SHUMËFISHTË

Qysh në 2011, Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp) ka mbështetur Rrjetin “Gratë në Politikë” (RRGP). Rrjeti është themeluar me iniciativën e grave të këshillave vendorë në Qarkun Shkodër dhe Lezhë dhe qysh në 2015, është zgjeruar edhe në qarqet Durrës, Kukës dhe Dibër duke patur në përbërje nga 400 në 2015 deri në 468 anëtare sot.
Rrjeti GP është një rrjet jozyrtar i grave të cilat janë pjesë e strukturave të partive politike dhe i përfaqësojnë ato në trupa vendimmarrës, siç janë Këshillat Vendorë. Ndërkohë, disa prej anëtareve janë zgjedhur edhe në Kuvendin e Shqipërisë duke shërbyer si nxitës të ndryshimit në mbarë vendin.
Rrjeti GP u krijua në një kontekst të vështirë, duke patur parasysh konfliktin e ashpër ndërmjet partive politike në Shqipëri. Për më tepër, mentaliteti i rolit gjinor në shoqëri i ka mbajtur gratë larg nga politika. Pak gra janë zgjedhur në strukturat qeverisëse siç ishin këshillat bashkiakë. Me përfshirjen e grave përmes 50% të kuotave sipas Kodit Zgjedhor në 2015, ky numër është rritur nga 12% në 35%, në nivel kombëtar. Ndërkohë që të tjera sfida paraqiten: Reforma Territoriale Administrative dhe kuadri i ri ligjor për qeverisjen vendore.
Në vazhdën e lëvizjeve për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, çka e bën të dallueshëm rrjetin GP, është përqasja novatore e dldp me synimin për të ndërtuar një model, i cili është i vetqëndrueshëm dhe lehtësisht i replikueshëm. Dldp e zgjodhi me qëllim krijimin e një rrjeti për të drejtuar aspektin gjinor jo vetëm përmes projekteve, por edhe përmes aktorëve në sistem.
Në ditët e sotme, Rrjeti GP është vërtet një rrjet, por me ndikim të shumëfishtë: në nivel personal, vendor dhe kombëtar. Por mbi të gjitha, ka prodhuar një model që tani mund të ecë vetëm dhe të jetë një faktor në procesin e reformave.