Në kuadër të punës që programi dldp po zhvillon për mbështetjen e 5 bashkive: Malësi e Madhe, Vau Dejës, Mat, Klos dhe Tropojë për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) u zhvillua në datat 18 – 19 maj 2017, një vizitë pune, në Bashkitë Lushnje dhe Kuçovë. Në këtë vizitë ishin të ftuar një grup ekspertësh nga bashkitë partnere që po asistohen për hartimin e PPV. Lushnja dhe Kuçova u përzgjodhën bazuar në karakteristikat dhe kontekstin e ngjashëm zhvillimor me 5 bashkitë që dldp po asiston për hartimin e PPV, por duke konsideruar edhe faktin që ato tashmë e kanë miratuar PPV.
Qëllimi kryesor i këtij udhëtim, ishte shkëmbimi i përvojave për:
· Procesin e hartimit të PPV, kalimi i vështirësive (mungesa e të dhënave territoriale, etj.).
· Afatet dhe vështirësitë e hasura në procesin e miratimit si dhe roli i aktorëve të ndryshëm të përfshirë në proces.
· Zbatimi i PPV dhe procesi i zhvillimit me PPV.
Gjatë takimeve u paraqitën prezantime të ilustruara me raste të hasura gjatë zbatimit dhe Udhëzimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban për zbatimin e PPV. Takimet e zhvilluara në bashkitë Lushnje dhe Kuçovë u mbështetën nga ekpertët e kompanisë konsulente Metropolis, të cilët kanë hartuar PPV për këto bashki.