ISWA pati rastin të bashkëpunonte me Florian Amlinger të NGO100 për udhëtimin studimor të Menaxhimit të Mbetjeve Bio më 11-14 shtator 2017 në Austri. Grupi i larmishëm prej 14 pjesëmarrësish përfshinte delegacionin më të madh deri atëherë nga Shqipëria (mbështetur nga organizata gjermane e zhvillimit GIZ dhe Helvetas nga Zvicra) si dhe pjesëmarrës të rinj në këtë sektor nga India, Omani, Tailanda, Malajzia dhe Polonia.
Kursi katër-ditor i trajnimit është tejet i përshtatshëm për sistemet e reja dhe aktuale të sistemeve të menaxhimit me theks mbi zgjidhjet për situatat lokale në mjediset rurale e po ashtu edhe në zonat e dendura urbane. Vizita ditore (p.sh. Qendra e Menaxhimit të Mbetjeve në Vjenë, Parku Energjetik Bruck an der Leitha, Sonnenerde) bashkë me seminaret mbuluan instrumentet financiare, praktikat e mira për mbledhjen dhe trajtimin, si dhe politikat dhe tarifat e energjisë së gjelbër.
Pjesëmarrësive u bënë veçanërisht përshtypje qasjet holistike për menaxhimin e mbetjeve organike, si për mbetjet urbane, p.sh. zvogëlimin e mbetjeve ushqimore dhe shërbimet e kateringut, integrimi i skemave të mbledhjes derë më derë, deri tek kompozimi cilësor dhe gjenerimi i energjisë, psh digjestioni anaerobik – piroliza (qymyri) e burimeve bujqësore, bashkiake, industriale si dhe mbetjet organike njerëzore nga rrjeti i kanalizimeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua modelit të suksesshëm, fleksibël dhe ekonomik, të decentralizuar, të kompostimit në bashkëpunim mes qyteteve të vogla e të mëdha dhe kompostimit bujqësor në ferma.
Programi përfshinte edhe një vizitë ditore të plotë në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Praktikantëve mbi teknikat dhe teknologjitë e kompostimit (organizuar nga Shoqata e Kompostimit dhe Biogazit austriake), në mënyrë që pjesëmarrësit të lidheshin drejtpërdrejtë me furnizuesit, të diskutonin novacionet dhe kërkesat e tjera.
Me shumë tema të tjera interesante, simulimin e shkëmbimeve dhe programin e mirë social (ku ka më mirë se të flesh në një kështjellë mesjetare?) – të gjithë pjesëmarrësit do të kenë dëshiruar që vizita studimore të kishte qenë më e gjatë!