Programi zviceran dldp mirëpriti 25 studentë të nivelit Master në Administrim Biznes për të informuar dhe shkëmbyer përvoja mbi decentralizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Në kornizën e udhëtimit studimor mbi “Perspektivat për Biznesin dhe Shoqërinë në Europën Lindore”, organizuar nga Universiteti i Lucernës i Shkencave dhe Arteve të Aplikuara, një grup prej 25 vetash, nga të cilët shumica ishin studentë të masterit të administrim biznesit me diplomë në menaxhimin publik dhe jo-përfitues, kishin rastin të studionin zhvillimet aktuale ekonomike dhe sociale në një vend të Europës Lindore si Shqipëria.
Në vizitën e tyre katër-ditore në Shqipëri, grupi vizitoi Bashkinë e Shkodrës. Dita u hap me një takim me zv/ministren e Punëve të Jashtme, znj. Odeta Barbullushi, e cila prezantoi dhe i informoi pjesëmarrësit mbi historinë e transformimit të Shqipërisë fokusuar mbi zhvillimin e veçantë dhe në sfidat politike, ekonomike dhe shoqërore. Ajo gjithashtu i informoi ata mbi procesin e integrimit në BE dhe sfidat për diskutim mbi temat.
Vizita në Bashkinë e Shkodrës synonte dy gjëra: ndërtimin e kapaciteteve në planifikimin dhe buxhetimin strategjik në kornizën e përmirësimit të menaxhimit financiar dhe fiskal, transparencën dhe aksesin e lehtë ndaj informacionit cilësor dhe shërbimeve përmes përdorimit të mekanizmave novatorë të komunikimit dhe informimit.
Programi zviceran dldp që vepron në Veri të Shqipërisë që prej vitit 2006 i priti pjesëmarrësit në zyrat e tij për t’iu prezantuar qëllimet e projektit për mbështetjen e bashkive dhe komunave në Shqipëri për zbatimin e qeverisjes lokale, duke mbështetur kështu procesin e decentralizimit dhe tranzicionit në vend. Menaxherja e programit dldp, znj. Valbona Karakaçi paraqiti një përmbledhje të reformës administrative dhe zbatimit të saj, zonat kryesore të ndërhyrjeve të dldp-së në nivel lokal dhe kombëtar si dhe sfidat e lidhura me zbatimin.
Një temë tjetër me interes të madh prezantuar nga oficeri i programit të dldp-së, z. Elvin Hoxha, mbi “Menaxhimin e financave publike” paraqiti pamjen e plotë të procesit dhe zhvillimin e kapaciteteve në thithjen e fondeve të mundshme.
Grupi e vazhdoi vizitën e tij në një qendër rinore dhe pati mundësinë të fliste me shqiptarët dhe të shkëmbente opinione me ta.