ZA Fest – Muzikë dhe histori nën hijen e malit

Në ditët më të nxehta të vitit, kurora më e lartë e natyrës shqiptare gjëmon nga muzika dhe historitë nën hijen e malit!

Të shtunën, më 26 gusht, edicioni i parë i Zâ Festival bashkoi në Theth kompozitorët më të mirë të muzikës shqiptare. Elina Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata performuan në festivalin e parë kushtuar trashëgimisë natyrore të Alpeve Shqiptare.
Në skenën e festivalit, aktori i mirënjohur ndërkombëtar Arben Bajraktaraj i tregoi publikut histori, legjenda dhe përralla nga e kaluara, si trashëgimia më e vlefshme e paraardhësve tanë në këto zona.
Ky festival krijoi atmosferën e duhur për të shijuar traditën dhe natyrën e rrallë të Thethit. Një ngjarje që iu bashkua bukurisë së pashoqe të Alpeve.
Kjo ngjarje e rëndësishme u organizua me kujdesin e veçantë të Bashkisë Shkodër dhe falë mbështetjes së shumë donatorëve si edhe nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri përmes programit dldp.

Intervistë me një nga organizatorët e festivalit, këngëtarin e mirënjohur Vlashent Sata.

“Muzika është magjia që mund ta ndryshojë jetën.” – Vlashent Sata

DLDP: Ishit njëri nga ata që bëtë më shumë për organizimin e kësaj ngjarjeje. Çfarë e bëri këtë festival kaq të veçantë?

Vlashent Sata: Publiku ishte komponenti më i veçantë i ZA Fest. Magjia e ngjarjes ku njerëzit që e duan këtë festival dhe në fund të festivalit mund ta shihje që njerëzit u shndërruan në njerëz më të mirë.

DLDP: Cili ishte impakti i artit dhe në këtë rast i muzikës që ka në zhvillimin e shoqërisë veçanërisht në këtë zonë?
Vlashent Sata: Kalova shumë vështirësi për ta organizuar një aktivitet të tillë në këtë zonë të largët dhe të izoluar, por shumë të mrekullueshme, sepse njerëzit janë më të ndrojtur dhe skeptikë dhe nuk i duan ndryshimet e menjëhershme. Muzika mund të ndikojë shumë tek njerëzit dhe jetët e tyre dhe në fund të festivalit e shihja që ata ndryshuan dhe ishin më me vetëbesim dhe të lumtur që ishin bërë pjesë e festivalit.

DLDP: Si mund ta vlerësoni përvojën tuaj në ZA Fest?
Vlashent Sata: Ideja ime ishte të krijohej diçka e veçantë dhe e mrekullueshme në Theth që gjithkush të mund ta lakmonte, dhe ia dola. Për mua ishte përvoja më e mirë, por gjithashtu edhe më e vështira dhe më sfiduesja. Kur i pyeta artistët e tjerë që ishin pjesë e aktivitetit mbi për këtë përvojë, të gjithë kishin të njëjtin perceptim: përvoja më e mirë e jetës tonë.

DLDP: A mendoni se një ngjarje e tillë sjell ndyshime pozitive dhe si?
Vlashent Sata: Theth rrezaton energji pozitive dhe sigurisht që organizimi i festivaleve dhe ngjarjeve të tjera do të shkaktojë ndryshime pozitive nga brenda jashtë në mënyrën se si njerëzit duhet të mendojnë dhe të sillen në jetën e tyre. Ata duhet të përqendrohen më shumë se si të përmirësohen dhe të jetojnë më mirë në këtë zonë të mrekullueshme. Në fund të festivalit, të gjithë njerëzit ishin të interesuar të merrnin pjesë në edicionin e ardhshëm dhe shpresoj që mund të kemi mbështetjen e dldp-së për këtë që ta kthejmë në traditë.