Megjithëse shumica e grave në botë kanë të drejtë të votojnë dhe të konkurojnë për poste, ka mospërputhje të madhe mes numrit të grave dhe burrave që janë të përfshirë aktivisht në politikë dhe që kanë poste nga niveli vendor deri në atë kombëtar. Për më shumë, çështja shkon përtej shifrave, lidhet me ndikimin dhe impaktin e politikaneve gra si brenda partive të tyre ashtu edhe në trupin legjislativ ku mund të jenë, ose ku synojnë të bëhen pjesë. Në një përpjekje për të forcuar punën që po bën Helvetas në këtë fushë dhe për të ndërtuar mbi përvojat e tyre të mëparshme, ekipi GOP dhe koordinatori GSE bashkë-organizuan një seminar 5-ditor ndërkombëtar në Tiranë dhe Shkodër, mbajtur më 25-29 shtator 2017. Ekipi i Shqipërisë e organizoi aktivitetin dhe prezantoi përvojën e tij të pasur mbi këtë temë, bazuar, mes tjerash, edhe në përvojat e zbatimit të Programit për Zhvillimin dhe Decentralizimin Lokal (dldp).
Seminari u ndoq nga ekipet e ardhura nga Shqipëria, Bangladeshi, Butani, Guatemala, Kosova, Kirgizstanu, Lao PDR, Nepali dhe Sri Lanka.
Seminari promovoi një qasje interaktive dhe praktike, përfshi një vizitë pune në Shkodër. Secila ditë u përqendrua në trajtimin e një dimensioni të veçantë të fuqizimit politik të grave. Mëngjeset kishin inpute më konceptuale nga moderatorët dhe pjesëmarrësit, ndërsa pasditeve u zhvillua punë grupore dhe shkëmbime.
Dita e tretë e seminarit u zhvillua në Shkodër, qendra e dldp. Udhëtimi në Shkodër përfshinte një vizitë të shkurtë në kalanë e Rozafës dhe një ekspozitë interesante fotografike në muzeun Marubi, që tregonte ditët e hershme historike të fotografisë ku figura të ndryshme politike dhe fetare që ishin në fotot origjinale mungonin nga variantet e mëvonshme; kjo ishte bërë veçanërisht gjatë periudhave të trazirave dhe tranzicionit. Pas kësaj, grupi pati fatin e mirë të ishte në gjendje të vizitonte Zyrën me Një Ndalesë mbështetur nga dldp dhe patën një takim të vyer me kryebashkiaken e Shkodrës, znj. Voltana Ademi si dhe me ish-ministren e Zhvillimit Urban, znj. Gjermeni, si dhe me një antar të këshillit bashkiak, z. Galiqi.
Shkëmbimi ngriti çështje rreth balancimit të jetës personale dhe profesionale, kërkesat, sfidat dhe rastet e të qenit grua në politikë. Pati diskutime rreth strategjive për angazhimin e rinisë si brezi i ardhshëm i drejtuesve, si të angazhohen burrat, si dhe ndikimi i medias sociale në punën e tyre. Folësit dhanë rekomandime se si shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare si Helvetas mund të mbështesin më mirë gratë në politikë. U theksuan nevoja e trajnimit, por edhe monitorimi dhe drejtimi. Iu kushtua vëmendje marrëdhënieve publike, vizibilitetit përfshi praninë në mediat sociale, mes të tjerave.
Shkëmbimi ishte shumë i sinqertë dhe i thellë, nganjëherë edhe personal, ndërsa politikanët tanë diskutonin hapur sfidat dhe rastet e një jete në politikë.
Në ditën e fundit të seminarit morën pjesë edhe kolegët e SDC që nga ana e tyre kontribuan aktivisht në një shkëmbim gjithëpërfshirës mbi angazhimin e burrave për fuqizimin politik të grave.