Konferenca “Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor”

Konferenca me temë “Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor” mblodhi në një platformë studiues ndërkombëtarë dhe shqiptarë, studentë, ekspertë lokal, programe zhvillimi dhe përfaqësues të Diasporës, për të diskutuar praktika të mira dhe ndërkombëtare mbi pse dhe si të përfshihet diaspora dhe emigrantët në procesin e vendit amtar si në nivel kombëtar edhe në atë vendor.
Konferenca u organizua në dy ditë. Temat mbi Diasporën dhe Zhvillimin Vendor: Kapitalizim i përvojave të përfshirjes së Diasporës në proceset vendore u diskutua në ditën e dytë, më 28 tetor 2017, e cila u organizua nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale dhe Universiteti Mesdhetar i Tiranës, me mbështetjen e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal – DLDP.
Konferenca synonte të bashkonte dijetarë dhe aktorët përkatës nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në mënyrë që të krijohet një forum për shkëmbim të dijeve dhe diskutim të çështjeve që dominojnë kërkimin mbi migrimin dhe politikat që lidhen me të, të sfidojë modelet ekzistuese dhe diskutimet mbi migrimin, diasporën dhe zhvillimin, të adresojë sfidat në politikat aktuale, dhe të ofrojë zgjidhje për përdorim më të mirë të burimeve njerëzore dhe potencialin e emigrantëve.
Dldp ka investuar në zhvillimin e modeleve për përfshirjen e Diasporës në proceset lokale dhe në aktivitete. Një rast i shkëlqyer është edhe rasti i ish-komunës së Dajçit, tani pjesë e Bashkisë së re të Shkodrës, ku njerëzit nga kjo komunë që jetojnë jashtë (kryesisht në Itali) janë përfshirë në financimin e infrastrukturës publike. Diaspora ka qenë gjithashtu në fokus të Qeverisë Shqiptare; duke organizuar në nëntorin e vitit të kaluar (2016) për herë të parë një aktivitet të gjerë siç ishte Samiti i Diasporës, që tregon një vullnet të qartë në favor të një synimi përfshirës.

Prezantimet në konferencë u paraqitën nga:
– Prof. Russell King (Universiteti i Suseksit, BM);
– Ph.D. Bresena Dema – Diaspora: mundësi për mbledhje fondesh (kapitalizimi i rastit të ish-Komunës së Dajçit dhe përvoja e transferuar në Hot);
– Ph.D. Erka Caro – Pjesëmarrja e qytetarëve: Diaspora si një pjesë aktive e territoreve amtare lokale (modeli i pjesëmarrjes nga procesi i PPV në 5 Bashki).

Ministria e Çështjeve të Huaja të Shqipërisë përfaqësuar nga znj. Donika Hoxha, Drejtore e Departamentit të Ekonomisë dhe Diplomacisë Publike, theksoi në fjalën e saj rëndësinë e angazhimit të diasporës në zhvillimin e Shqipërisë, dhe përparësitë e vendosura nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e nxitjen e një angazhimi të tillë.
Paneli i diskutimeve i përbërë nga përfaqësues të komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Itali, dhe anëtarëve të diasporës në SHBA, shërbeu si një platformë debati i cili siguroi më shumë informacion mbi atë se si diaspora shqiptare ka ndihmuar për zhvillimin e Shqipërisë, në raste të ndryshme në nivel kombëtar dhe vendor, dhe se cilat ishin pritshmëritë ndaj Qeverisë Shqiptare në kuadër të një marrëdhënie më të ngushtë të krijuar me emigrantët dhe diasporën.
Konferenca do të ndiqet nga një përmbledhje politikash, që do të sigurojë rekomandime për Qeverinë Shqiptare. Rekomandimet do të konsultohen me përfaqësues kyç lokal dhe do të shpërndahen me aktorët kombëtar.