Trajnimet ASPA – Përmirësim i performancës së administratës publike

Dldp në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) u zhvilluan trajnimet kombëtare për Modulin e II dhe të III mbi Menaxhimin e Financave Vendore dhe mbi Menaxhimin e Mbetjeve Urbane.
Duke marrë në konsideratë reformat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore si dhe miratimin e Strategjisë së Decentralizimit, një nga objektivat kryesorë të saj është edhe ngritja e aftësive profesionale të punonjësve të Njësive të Qeverisjes Vendore. Këto trajnime kanë ndikuar në rritjen e performanës së administratës duke bërë që shërbimi të ofrohet në mënyrë më profesionale dhe të shpejtë.
Në bashkëpunim me AZHR 4, dldp dhe ASPA filluan më 9 tetor trajnimin dyditor në Vlorë për Modulin e dytë të trajnimit mbi Menaxhimin e Financave Vendore – Hartimi buxhetit vjetor; Zbatimi dhe monitorimi i buxhetit me specialistë të fushës.
Pas kësaj, në bashkëpunim me AZHR 1 dhe AZHR 2 ky trajnim dy ditor u zhvillua në Tiranë më 10-11 tetor.
Ndërsa më 17 tetor nën kujdesin e AZHR 3, trajnimi mbi modulin e II të Menaxhimit të Financave Vendore u përmbyll me specialistë nga bashkitë e qarqeve Korçë, Berat dhe Elbasan.
Në kuadër të Programit të Trajnimit për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane në bashkëpunim me ASPA u mbajtjën trajnimet dyditore mbi Modulin e III në datat 30-31 tetor me specialistët e61 bashkive ne sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane, përfshi praktikat për riciklimin, kompostimin dhe depozitimin e mbetjeve e mbajtur në Pogradec.
Aftësimi i vazhduar i ekspertëve të 61 njësive të vetqeverisjes vendore në fushën e menaxhimit të financave publike vendore, si pjesë e Strategjisë kombëtare të Decentralizimit dhe Strategjisë ndër-sektoriale për Reformën në Administratën Publike u përmbyll me zhvillimin e trajnimeve kombëtare mbi modulin e III që u zhvilluan gjatë muajit nëntor me pjesëmarrje të gjerë nga ekspertë të fushës nga 12 qarqet e vendit, të zhvilluara përkatësisht në Gjirokastër me AZHR 4 dhe në Durrës me AZHR 1 dhe AZHR 2.