Konferencë Kombëtare

Konsolidimi i mëtejshëm i reformës territorial dhe administrative dhe forcimi i bashkive të reja ishin temat e një konference të mbështetur nga programi zviceran për zhvillim vendor dhe decentralizim. 
Në një konferencë të organizuar sot tek Hotel Sheraton përfaqësues nga qeverisja qendrore dhe vendore, si dhe partnerë ndërkombëtarë, shkëmbyen përvojat dhe disktutuan mënyrat për konsolidimin e reformës së re territorial dhe administrative dhe fuqizimin e bashkive të sapo-formuara. 
“Shqipëria sapo ka riorganizuar njësitë territorial dhe administrative. Ky është një hap i madh që mbart mundësi për një administrim më të mirë të vendit. Por gjithashtu sjell sfida dhe pengesa me të cilat duhet të merremi së bashku”, tha Ambasadori Zviceran Sh.T. Christoph Graf gjatë fjalimit të tij. Ai më tej theksoi se “është koha që ta shohim këtë reformë të zbatuar. Është koha për ta bërë atë më shumë se sa thjesht një hartë dhe ta kthejmë atë në përfitime të dukshme për qytetarët shqiptarë nëpër të gjithë vendin”. 

Ministri i Shtetit për Çështje Vendore, Bledi Çuçi, tha “Reforma territoriale është baza për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të qeverisjes vendore dhe komuniteteve tona. 61 bashkitë e reja do të kenë mbështetjen maksimale nga Qeveria e cila ka marrë të gjithë masat mbështetëse për zbatimin e reformës pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, përfshirë strategjinë e re të decentralizimit, ligjin e ri të qeverisjes vendore si dhe mbështetjen financiare me fondin e tranzicionit. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e reformave të qeverisjes vendore dhe në vecanti qeverinë zvicerane që ka treguar një angazhim të vazhdueshëm për decentralizimin dhe qeverisjen vendore”. 
Një pjesë e madhe e konferencës u fokusua tëk Programi i Zonave Funksionale, një koncept i ri i prezantuar nga programi zviceran, i cili propozon që territoret mund të përcaktohen si ‘zona funksionale’ të cilat nuk ndjekin në mënyrë strikte hartën administrative por lidhjet demografike, ekonomike dhe historike. Kjo krijon më shumë sinergji dhe zhvillim për rajone të caktuara përgjatë linjave ‘funksionale’. Koncepti i zonave funksionale u adoptua nga qeveria gjatë përgatitjes së ligjit për zbatimin e Reformës Territoriale dhe Administrative. 
Ekspertë të pavarur paraqitën avantazhet e ofruara nga Programi i Zonave Funksionale dhe propozuan struktura të ardhshme organizative për bashkitë e reja. Përvoja e mirë e fituar nga qendrat ‘one stop shop’ në Shkodër and Lezhë u prezantuan gjithashtu si një mundësi për t’u përsëritur tek bashkitë e reja. 
Gjatë konferencës u dhanë dy çmime me nga 5,000 Euro për Kukësin dhe Lezhën për përkushtimin dhe projektet inovative gjatë fazës pilot të Programit të Zonave Funksionale. Gjithashtu, tre organizata që japin shërbime mbështetëse u shpërblyen me çmime 2,500 Euro – ALCDF dhe DEA Consulting – si dhe 1,000 Euro për ANTARC. Çmimet ishin pjesë e një fondi grant i cili shpërblen njësitë e qeverisjes vendore dhe dhënës të shërbimeve të cilat marrin pjesë në Programin e Zonave Funksionale të ngritur nga programi zviceran. 
Programi i Zonave Funksionale është aktiv në 9 njësi të qeverisjes vendore duke përfshirë Peshkopinë, Burrelin, Klosin, Tropojën, Kukësin, Lezhën, Durrësin, Malësinë e Madhe dhe Shijakun. Konferenca synonte të sillte në vëmendje përfaqësuesve të politikës kombëtare që të mbështesin më tej konsolidimin e reformës territorial dhe administrative dhe të ecet përpara me decentralizimin. Ajo solli një platformë teknike që shërben për të ushqyer diskutimin politik dhe për të inkurajuar qeverinë dhe grupet politike për të sqaruar pozicionet e tyre të politikave në lidhje me përgjegjësite dhe fondet e decentralizuara ne nivel vendor.