DLDP organizoi në datën 9 tetor 2014 Mbledhjen e parë të Komitetit Koordinues, i përbërë nga Kryetarë të Njësive të Qeverisjes Vendore (Bashki dhe Komuna), nga Qarqet Shkodër, lezhë, Kukës, Dibër dhe Durrës. Takimi u mirëprit nga Komuna Bushat. Në këtë Mbledhje mori pjesë edhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z. Christof Graf. Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të tjerë të NJQV-ve, Këshillit të qarkut, bashkëpunëtorë të dldp, etj (1) .
Komiteti Koordinues përveçse detyrave që lidhen me orientimin strategjik dhe miratimin e planit të aktiviteteve të dldp, shërben njëkohësisht edhe si Qendër Kompetence për politikëbërje, nisur nga fakti se përbërja e këtij organi është me Kryetarë të NJQV-ve, të cilët kanë pozicionin dhe kompetencën e mjaftueshme për tu angazhuar në dhënien e mendimeve e formulimin e rekomandimeve për vendimmarrësit, me qëllim realizimin e një politikbërje të bazuar në eksperienca të provuara në praktikë.
Në këtë mbledhje të Komitetit Koordinues/Qendrës së Kompetencës së Kryetarëve, dldp shtroi për diskutim disa aspekte të reformave që janë ndërmarrë nga qeveria shqiptare, me qëllim diskutimin dhe marrjen e opinionit të Kryetarëve të NJQV-ve.
Çështjet e shtruara për diskutim (2) përfshinin:
-Ndryshimet në ligjin organik (dispozita të ndryshuara për shkak të ndarjes së re territoriale dhe dispozita të pavarura prej saj).
-Axhenda e decentralizimit (si përmbushëse e objektivit për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri).
Pjesëmarrësit gjithashtu iu përgjigjën një pyetësori (3), me pyetje më të detajuara mbi çështjet e mësipërme.
d. Analiza Grafike e Pyetsorit
1. Ligji nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore“