NDIKIMI NË POLITIKA DHE MENAXHIMI I NJOHURIVE

•    Janë krijuar 5 qendra kompetence (QK) në (i) PSZHePBA, (ii) menaxhimin e mbetjeve, (iii), menaxhimin e ciklit të projekteve, (iv) gratë në politikë dhe (v) e-qeverisja me rreth 100 ekspertë NJQV-je. Ata janë këshilluar dhe trajnuar nga dldp-ja për të punuar në mënyrë efikase, duke sjellë rezultate të duhura për diskutimin e politikave, hartimin e kurrikulave, dhe kapitalizimin e eksperiencave profesionale.
•    
•    Janë hartuar 4 kurrikula për zhvillim kapacitetesh (PSZHePBA), mbetje, menaxhim i ciklit të projektit për projektet me bashkëpunim ndër-NJQV, e-qeverisje në formën e moduleve të trajnimit dhe manualeve. Këto kurrikula janë njohur në formë zyrtare dhe janë të gatshme për shpërndarje në nivel kombëtar;
•    Dldp-ja vlerësohet shumë nga partnerët e saj vendorë, NJQV-të, Ministria e Brendshme (MB), Ministri të tjera të linjës dhe agjenci dhe disa rezultate, kryesisht në menaxhimin e mbetjeve (planifikim dhe llogari të kostos dhe tarifës) janë njohur në nivel ndërkombëtar në vendet e Ballkanit Perëndimor;
•    Disa nga mjetet e hartuara janë formalizuar si standarte kombëtare (p.sh. Instrumenti  i Planifikimit Financiar për të lidhur planifikimin strategjik dhe buxhetimin afatmesëm (PBA). Programet/manualet e hartuara nga dldp-ja kanë fituar vlerësimin dhe interesin e projekteve/agjencive të tjera që merren me çështjet e decentralizimit (p.sh. USAID/PLGP, KE dhe të tjerë);
•    Partneriteti me NJQV-të, ministritë dhe ofruesit e shërbimeve është zgjeruar në mënyrë horizontale dhe vertikale, dldp-ja ka luajtur një rol katalitik në përmirësimin e bashkëpunimit mes organizatave të ndryshme qeveritare, jo-qeveritare dhe organizatave të tjera duke bërë të mundur përfshirjen e decentralizimin në axhendën e politikave;
•    Dldp-ja ka krijuar rrjete të ekspertizës profesionale në NJQV të përzgjedhura të zonës së projektit. Këto rrjete kanë luajtur një rol kyç në hartimin e materialeve të trajnimit, në formalizimin e kurrikulave dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira;
•    Pavarësisht vështirësive në bashkëpunim me dy shoqatat (SHSHB/SHSHK) për shkak të ndarjes, dldp-ja ia ka arritur të krijojë eksperienca advokacie me ta në nivel teknik (p.sh nëpërmjet tryezave të rrumbullakëta), të përmirësojë bashkëpunimin mes dy shoqatave dhe është arritur anëtarësimi i SHSHK-së në shoqatën rajonale (NALAS);
•    Dldp-ja ka arritur të lidhë mbështetjen dhe çështjet sektoriale me reformën e decentralizimit. Kombinimi i mbështetjes sektoriale nën një këndvështrim specifik decentralizimi ka treguar që është i suksesshëm, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe menaxhimit financiar publik.
•    Janë bërë analiza të përfitimeve të ndryshme në kosto për paketa të përzgjedhura të dldp-së dhe këto analiza kanë treguar se investimet në hartimin dhe zbatimin e këtyre paketave kanë qenë të mira deri në tepër efikase. Megjithatë, natyra e programit për të prodhuar “njohuri të reja” kërkon ‘investime në të mësuar dhe në pilotim’ që nuk mund dhe nuk duhet të përzihen me kostot që lidhen me replikimin e analizave të bëra më parë.