MENAXHIMI I MBETJEVE TË NGURTA

Duke mbështetur partnerët për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, dldp-ja kontribuon për përmirësimin e shërbimeve publike më efikase dhe më efektive me përfitim direkt për qytetarët dhe mjedisin. Duke i vënë theksin informimit të publikut, sistemeve novatore të menaxhimit të mbetjeve kostos/pagesës së shërbimit, dldp-ja kontribuon në krijimin e standardeve, ndërtimin e shtetit vendor dhe edukimin e qytetarëve, ku qytetarët tregojnë vullnet për të paguar për shërbimet, bazuar në informim transparent mbi sistemin e kostos dhe tarifës. Dldp-ja do të vazhdojë punën në nivel rajonal dhe kombëtar, duke vënë në zbatim strategjinë kombëtar të menaxhimit të mbetjeve dhe të ligjeve kombëtare, duke bërë propozime për ndryshime bazuar në eksperienca dhe në promovimin e sistemeve novatore të menaxhimit të mbetjeve, modeleve të bashkëpunimit ndër-NJQV dhe bashkëpunimit rajonal për zgjidhje efikase të shërbimeve. Duke konsoliduar modelin kombëtar dhe rajonal të tarifës dhe kostos, dldp-ja jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të politikave dhe standardeve kombëtare për të siguruar zgjidhje të përballueshme në një linjë me standardet e BE-së. Menaxhimi i mbetjeve ka treguar se është një shembull i shkëlqyer dhe një mënyrë e shkëlqyer për përmirësimin e shërbimeve publike me principet e qeverisjes së mirë (efikasiteti dhe efektshmëria, informimi publik, kosto dhe tarifa transparente) me përfitim direkt dhe të dukshëm për qytetarët. Për më tepër, dldp 3 do të përdorë më tej dhe do të forcojë lidhjen dhe integrimin mes kësaj përqasjeje sektoriale dhe përqasjes së përgjithshme MPF.

dldp 3 do të fokusohet në:
 
•    Konsolidimin e mbështetjes së ofruar në zhvillimin e kapaciteteve në NJQV-të e vjetra dhe këshillimin e partnerëve, me fokus në grupet e ekspertëve ndër-NJQV në menaxhimin e mbetjeve të përdorura për kapitalizimin e eksperiencave për replikim më të gjerë;
•    Përshkallëzimin e praktikave të mira në NJQV të reja, duke përdorur mjetet dhe modelet e hartuara në NJQV-të e reja me trajnime, këshillime dhe shkëmbime kolegësh dhe përqasje asistence;
•    Sigurimin e financimit të shërbimit të përzgjedhur të mbetjeve, me llogaritje kostoje të përmirësuar dhe rritje të mbledhjes së të ardhurave nëpërmjet transparencës dhe informimit të publikut si dhe masave zbatuese;
•    Testimin e mëtejshëm të sistemeve të reja dhe novatore të menaxhimit të mbetjeve si riciklimi (në burim), kompostimi, bashkëpunimi ndër-NJQV dhe Partneriteti Privat Publik;
•    Konsolidimin e modelit kosto/tarifë (rajonal dhe kombëtar), për ta replikuar në qarqe të tjera të Shqipërisë si dhe në mbështetjen për të përcaktuar një model kombëtar kostoje dhe tarife (duke përfshirë skenare optimizimi), në mbështetje të qeverisë për të krijuar kuadrin financiar dhe potencialisht një ent rregullator kombëtar;
•    Lidhjen e përqasjes sektoriale me përqasjen e  përgjithshme MPF,  duke integruar indikatorë të lidhur me sektorin në kuadrin e përgjithshëm të planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe të raportimit të kuadrit të MFP-së;
•    Zhvillimin e kapaciteteve dhe dorëzimin (ankorimin) e mjeteve, modeleve apo standardeve të lidhura me mbetjet, me fokus në institucione të përzgjedhura në nivel kombëtar që do bëjnë të mundur përdorimin, shpërndarjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të mjeteve dhe standardeve të ndryshme në nivel kombëtar;
•    Kontribute të vazhdueshme në dialogun e politikave kombëtare, në koordinim me SELEA-n dhe aktorë të tjerë.