MENAXHIMI FINANCAVE PUBLIKE – MFP

dldp-ja mbështet NJQV partnere në përmirësimin e proceseve dhe praktikave drejt një menaxhimi financiar strategjik më transparent, më të përgjegjshëm dhe me pjesëmarrje (planifikimi/buxhetimi/zbatimi/monitorimi dhe raportimi). Dldlp 3 do t’i vërë  theksin përmbylljes së gjithë ciklit MFP dhe të kontribuojë kështu në detyrat kryesore të qeverive vendore. Duke përfshirë mësimet e nxjerra dhe eksperiencat në dialogun e politikave në lidhje me MFP-në, ddlp-ja kontribuon për të hedhur bazat për një zbatim efiçent dhe zhvillim të mëtejshëm të decentralizimit fiskal dhe menaxhimit publik financiar të rregullt.

dldp 3 do të mbështesë NJQV-të e saj partnere, kryesisht nëpërmjet:

•    Konsolidimit të arritjeve në fushën e PSZHePBA në NJQV-të e vjetra: duke asistuar NJQV-të e vjetra (dhe më vonë të rejat) për të përdorur instrumentet e planifikimit për të ruajtur orientimin strategjik sa më shumë të jetë e mundur pa cenuar kërkesat e disiplinës fiskale;
•    Njohjes dhe trajnimit nëPSZHePBA në NJQV-të e reja: duke i prezantuar këto instrumente të reja në NJQV të reja, duke i trajnuar dhe duke i mbështetur NJQV-të e reja për përdorim të saktë të këtyre instrumenteve.
•    Zhvendosjes së  theksit nga planifikimi financiar në informimin për buxhetin dhe kontrollin e tij: duke e mbyllur ciklin me zgjerimin e mbështetjes dhe zhvillimin e mjeteve që lidhen me të më tej në zbatimin, monitorimin dhe raportimin e buxhetit. Tema të tjera të përzgjedhura mund të jenë prokurimi publik, mobilizimi i burimeve etj, që do përcaktohen me NJQV-të e përfshira në fillim të fazës së tretë të dldp-së;
•  Ofrimit të granteve me bazë performancën: duke përdorur indikatorët kyç të performancës në MFP në skemën e granteve me bazë performancën;
•    Zbatimit të disa projekte novatore që sjellin të ardhura në NJQV të maturuara dhe të motivuara;
•    Inkurajimit të lidershipit politik në procesin MPF, duke i njohur ata me praktikat e mira dhe duke i treguar nëpërmjet shkëmbimit të njohurive se si veprohet;
•    Përfshirjes së mësimeve e nxjerra nga proceset e përmirësuara në NJQV-të partnere në udhëzuesit kombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët kombëtarë dhe agjencitë kyçe;
•    Zhvillimit të kapaciteteve dhe duke dorëzuar  instrumentet e MPF dhe kurrikulat e konsoliduara të trajnimit, në institucionet e përzgjedhura në nivel kombëtar, të cilat do të kenë mundësinë t’i përdorin, t’i shpërndajnë dhe t’i zhvillojnë më tej në nivel kombëtar;
•    Përfshirjes  në dialogun për një decentralizm fiskal të përmirësuar, në bashkëpunim të ngushtë me aktorët dhe programet e tjera;
•    Mbështetjesdhe kontributit në reformën territoriale.